BREAKING NEWS

Yuri Kim jep ULTIMATUMIN për politikën shqiptare: Kjo gjë nuk të ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit, parandaloni... (Mesazhi i plotë)

Yuri Kim jep ULTIMATUMIN për politikën shqiptare: Kjo gjë nuk
x

Rajoni

Raportuesja për Kosovën kritika BE: Qytetarët kërkojnë një datë të saktë se kur do të liberalizohen vizat

Raportuesja për Kosovën kritika BE: Qytetarët kërkojnë

Draft raporti i përgatitur nga Këshilli i Europës për Ballkanin Perëndimor, draft që u publikua paraprakisht në disa prej mediave rajonale, ka nxitur reagimin veç aktorëve politikë në rajon edhe të raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian. Reagimi i Viola von Cramon është nxitur nga fakti që në draft raport nuk përmenden hapa konkretë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pavarësisht se ky shtet ka kohë tashmë që i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për këtë rast. Von Cramonka reaguar duke thënë se nuk mjafton vetëm fakti që është biseduar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Këshillim e Bashkimit Evropian, pasi qytetarët e Kosovës duan një datë konkrete se kur një gjë e tillë do të bëhet realitet për ta. Reagimi i saj erdhi me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, menjëherë pas bërjes publike të faktit që në raport do të përmendet vetëm fakti që“Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat. Në reagimin e saj Viola von Cramon ka thënë se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë, e kjo varet nga Këshilli Europian. “Më bën të lumtur fakti që Këshilli i Bashkimit Evropian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë një datë të qartë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkruan Cramon në Twitter. Për sa i përket pjesës së Kosovës në këtë draft, raportohet se Kosova do të ftohet që të përmirësojë urgjentisht përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit, të shtojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformave të administratës publike. Një pikë tjetër që do t’i adresohet qeverisë dhe institucioneve të Kosovës është vijimi i përkushtimit ndaj Dhomave të Specializuara, në përputhje të plotë me obligimet ndërkombëtare të saj, ligjet vendore dhe si një rrugë për të dëshmuar përpjekje të sinqerta për sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësi dhe pajtim. Një tjetër pikë që prek Kosovën dhe Serbisë është ajo që i përket dialogut mes këtyre dy shteteve, proces që tashmë është i ngrirë dhe ende nuk është parashikuar asnjë datë lidhur me takim mes dy qeverive, qoftë edhe takim në nivel ekspertësh. Këshilli i unionit evropian, përmes këtyre draft përfundimeve, kërkon që të vazhdojnë angazhimin në dialog me vullnet të mirë dhe në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së. Këshilli do t’i ftojë palët që të respektojnë dhe implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tash në procesin e dialogut. “Këshilli rikujton se progresi në normalizimin e raporteve me Serbinë është një parim themelor i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe është bazë për zhvillimin e raporteve dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe Kosovës”, thuhet në këtë dokument. Këshilli i Bashkimit Europian, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluzione, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. Po ashtu nga Serbia kërkohet që të parandalojë glorifikimin e kriminelëve të luftës. Nga të gjitha shtetet e Ballkanit kërkohet që të përshtatin qëndrimet e tyre me BE-në në çështjet e politikës së jashtme sidomos për masat restriktive që BE-ja miraton për shtetet e treta.