BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Rajoni

Raportuesja për Kosovën kritikon ashpër Brukselin: Samiti i Sllovenisë ishte paradë hipokrizie, Unioni duhet të kthejë besimin në Ballkan

Raportuesja për Kosovën kritikon ashpër Brukselin: Samiti i

Në fjalën përpara Parlamentit Europian ditën e djeshme, raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon është shprehur me tone të ashpra kundër Bashkimit Europian dhe mënyrës se si unioni është sjellë me Bashkimin Europian dhe specifikisht me Kosovën. Ajo e ka cilësuar Samitin e mbajtur mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë si një paradë hipokrizie dhe zmbrapsje autokratike. Zonja Von Cramon ka vënë theksin në fjalën e saj në besueshmërinë dhe kredibilitetin që blloku duhet të ketë në këtë rajon, duke dhënë madje edhe zgjidhje se si të rregullohet problemi i humbjes së besimit në BE. “Samiti i Bërdos mes BE-së e Ballkanit Perëndimor në Slloveni ishte një paradë e hipokrizisë, fjalëve boshe, zmbrapsjes autokratike dhe mbi të gjitha, shtirjes. BE-ja duhet të jetë kredibile në ofertën e saj për Ballkanin Perëndimor dhe vlerësimet në rajon duke: Riforcuar EUFOR-in në Bosnje e Hercegovinë, duke i hapur bisedimet e anëtarësimit menjëherë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke e realizuar liberalizimin e vizave për Kosovë dhe kushtëzim për shtet ligjor të rreptë për Serbinë dhe Malin e Zi”, është shprehur eurodeputetja. Raportuesja për Kosovën ka paralajmëruar gjithashtu se nëse një situatë e tillë vazhdon për një kohë të gjatë dhe Bashkimi Europian nuk luan shpejt një rol të rëndësishëm në këtë rajon, atëherë ëndrra që bashkimi gjeopolitik të ndodhë do të ngelet vetëm një ëndërr. Kjo sipas saj është e trishtë duke qenë se Ballkani Perëndimor nuk është një rajon në kufijtë e Europës, por është në brendi të saj. “Ballkani Perëndimor nuk është fqinji jonë, është oborri ynë i brendshëm. Është një rajon që do të thotë shumë për BE-në, pasi ne ndajmë kaq shumë së bashku. Nëse Bashkimi Evropian nuk mund të luajë një rol kryesor atje, atëherë ëndrra jonë për t’u bërë një bashkim gjeopolitik është me të vërtetë vetëm një ëndërr”, ka thënë Von Cramon.

Replikat Von Cramon-Gjuriç

Replika të ashpra janë këmbyer në distancë mes raportueses në PE për Kosovën Viola von Cramon dhe ambasadorit serb, ish krahut të djathtë të presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Marko Gjuriç. Ky i fundit ka reaguar ndaj deklaratës së Von Cramon për qëndrimin e kryediplomatit evropian Josep Borrell mbi situatën në veri të Kosovës të krijuar pas operacionit anti korrupsion të Njësive Speciale. Von Cramon e konsideroi të gabuar deklaratën e Borrell se operacioni ishte një veprim i njëanshëm dhe i kujtoi atij se BE duhet të jetë mbështetëse për të gjithë ato shtete të cilat përpiqen të vendosin rregullin dhe ligjin në territoret e tyre. “Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter. Ndërkohë i ulët dhe tipik i një mendësie anadollake ka qenë reagimi i Gjuriç, i cili e ka quajtur Von Cramon “dashnore” të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për shkakun e vetëm se ajo mbështeti operacionin në veri të Kosovës. “Në vend se të kundërshtojë aksionin e policisë si eurodeputete, Von Cramon kritikoi Josep Borrell i cili tha se aksioni ishte i njëanshëm. Ajo mendon që disa serbë që janë në Kosovë duhet të jenë njerëz të këqinj teksa i dashuri i saj Kurti duhet të jetë i mirë edhe kur ai vret”, ka thënë Gjuriç. Ndaj një deklarate të tillë ka reaguar edhe zonja Von Cramon. Ajo u shpreh se të tilla deklarata është mësuar t’i lërë të kalojnë në heshtje për të mos u dhënë rëndësi. Ajo u shpreh se nuk mund të presë më shumë nga ata që nuk arrijnë të kuptojnë as Bashkimin Europian si koncept, e jo më të kuptojnë Parlamentin Europian. “Zakonisht i injoroj këto akuza të rreme. Më mirë mos t’i kushtoj vëmendje dhe t’i ruaj nervat e mia. Ata e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Nuk më intereson. Ata as nuk e kuptojnë Bashkimin Evropian e aq më pak Parlamentin Evropian. Ata nuk e kuptojnë që ne nuk kemi “shef”, për shembull. Komentet e tyre janë thjesht qesharake”, është shprehur ajo.