Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon sërish Hashim Thaçi për Gjykatën e Hagës: Askush nuk mund ta njollosë...

Postuar: 20/07/2019 - 15:27

Për thirrjen në Hagë të disa përfaqësuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe kreministri Ramush Haradianj, i cili u dorëhoq nga posti ka reaguar sërish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Thaçi shkruan se asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollosë luftën e Kosovës për liri.

Reagimi i plotë i Thaçit:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë.

Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate! HTH

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 11:59

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojë kurrsesi që Serbia të ketë më punë me Kosovën.

Postuar: 24/08/2019 - 10:49

E diela e fundit e muajit shtator dhe e diela e parë e muajit tetor janë datat më të përafërta ku

Postuar: 23/08/2019 - 15:39

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re,  nënshkruajnë marrëveshje për koalicion par

Postuar: 23/08/2019 - 15:32

Kuvendi i Kosovës u shpërnda këtë të enjte, ndërsa presidenti Hashim Thaçi ka thënë se shumë sh

Postuar: 23/08/2019 - 15:12

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në Prishtinë, derisa

Postuar: 23/08/2019 - 11:28

Katica Janeva katër vite më parë ishte një simbol për drejtësinë në vend dhe rikthimin e besimit

Postuar: 23/08/2019 - 08:48

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka është përfshirë në një aks