BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Rajoni

Reciprociteti i targave, deputeti shqiptar në Serbi: Problematik qëndrimi i BE-së, vendimi i Kosovës është i drejtë

Reciprociteti i targave, deputeti shqiptar në Serbi: Problematik

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas vendimit për masën e reciprocitetit të targave të Kosovës ndaj atyre të Serbisë.

Në situatën e krijuar me reciprocitetin e targave, sipas tij shteti serb është fajtor.

Kamberi u shpreh se mosrespektimi i marrëveshjes, lidhur me tabelat theksohet edhe në Raportin e progresit të BE-së për Serbinë në vitin 2020.

Ai shprehet se vendimi i qeverisë së Kosovës do t’ju krijojë telashe shtesë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Sigurisht që shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’ju shkaktojë telashe shtesë, së pari rreth tollovisë që do të shkaktohet në vendkalimet kufitare në Konçul e Muçibabë, por, nëse Serbia duhet bindur se duhet respektuar marrëveshjet e nënshkruara, nëse ky vendim i reciprocitetit është vlerësuar si rrugë drejt arritjes së këtij qëllimi, duhet pritur reagimet. Duket theksuar se është Serbia ajo që nuk po respekton disa Marrëveshje të arritura në Bruksel e në mesin e tyre edhe Marrëveshjen në lidhje me tabelat e regjistrimit, prandaj, në situatë të këtillë ajo mban fajin për situatën më të re”, u shpreh Kamberi.

Deputeti shqiptar vlerëson se është problematik qëndrimi i BE-së në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë, raportojnë mediet në Kosovë.

“Është problematik edhe vetë qëndrimi i BE-së si moderuese e Marrëveshjeve Kosovë /Serbi për mosrespektimin e tyre nga ana e Serbisë. Kjo, mosrespektimi i marrëveshjes lidhur me tabelat, theksohet në Raportin e progresit të Serbisë drejt BE-së për vitin 2020, por mjerisht nuk ka asnjë veprim konkret për ta bindur Beogradin që Marrëveshjet e nënshkruara edhe t’i respektoj”, tha deputeti Shaip Kamberi.