BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Rajoni

Regjistrohen dy viktima në harkun e 24 orëve në Greqi! Autoritetet tregojnë planin dhe tregojnë rrugën që do ndjekin: Më 4 maj nis faza...

Regjistrohen dy viktima në harkun e 24 orëve në Greqi!

"Sakrificat që janë bërë ‘rroba më e mirë’ e veshur nga grekët në dhjetë vitet e fundit për shkaqe financiare, i kanë mësuar ata me flijime teksa që prej fillimit të emergjencës kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga një pjesë e lirive të tyre për të mbrojtur jetën. Nuk kishte asnjë alternativë tjetër për Athinën zyrtare pasi në të kundërt, sistemi shëndetësor nuk do ta duronte ndikimin e fortë të pandemisë.

Dalja nga karantina do të bëhet hap pas hapi. Askush nuk mund të përjashtojë një përkeqësim të mundshëm të krizës",  kështu u shpreh kryeministri Kyriakos Mitsotakis teksa shtoi se në fazën 2 qëllimi ynë do të jetë gjetja e çdo vatre të re koronavirusi sado e vogël qoftë, në mënyrë që çdo kufizim i ri të jetë i shpejtë, lokal dhe të mos prekë të gjithë vendin.

Që nga e hëna tjetër, 4 maj, në Greqi kufizimet në lëvizjen e qytetarëve do të hiqen ashtu si dhe autorizimet për daljet nga shtëpia.

Greqia raportoi në 24 orët e fundit për dy viktima dhe 15 raste të reja me COVID-19 për një total prej 2566 të prekur kurse numri i vdekjeve është vetëm 138, shifra ekstremisht të ulta për nga numri i popullsisë dhe krahasuar me vende te tjera. Mosha mesatare e viktimave është 74 vjeç dhe mbi 90 përqind e tyre vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Më të lexuarat