BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Rajoni

Rekord i ri shifrash të pandemisë në Maqedoninë e Veriut, dalin statistikat marramendëse të të infektuarve vetëm në qershor

Rekord i ri shifrash të pandemisë në Maqedoninë e Veriut,

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se brenda 24 orëve janë regjistruar 182 raste pozitive me Covid-19. Shkupi mbetet qyteti problematik, me 107 raste. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është 4664.

Brenda një dite janë shënuar 6 viktima, duke e çuar totalin në 216. Për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 2612 raste aktive me koronavirus.

Nga fillimi i muajit qershor dhe deri sot (18.06.2020) në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2450 raste të reja me Covid-19. Vetëm tre ditë të qershorit ka pasur më pak se 90 të infektuar, ndërsa ditët e tjera mbi 100. Numri më i madh i të infektuarve u regjistrua më 13 qershor, përkatësisht 196 të infektuar.