BREAKING NEWS

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u anulua takimi me kryeministrin Albin Kurti

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u
x

Rajoni

Revista gjermane “Der Spiegel” thur lavde për Qeverinë Kurti: E para që nga viti ’99 me legjitimitet të plotë demokratik

Revista gjermane “Der Spiegel” thur lavde për Qeverinë

Revista e njohur gjermane "Der Spiegel" lavdëron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, për premtimin se do të ndërtojnë një shtet ligjor në Kosovë.

Në një analizë të revistës “online”, thuhet se Kosova pa ndihma ndërkombëtare vështirë se do të mbijetonte. Edhe sistemi i sundimit të ligjit ekziston vetëm sipërfaqësisht. Dhe arsyeja për këtë, sipas "Der Spiegel", është se deri tani kanë qeverisur ish-komandantët e korruptuar dhe klanet e tyre.

"Tani kjo mund të ndryshojë. Në fillim të javës postin e kryeministrit në Kosovë e mori Albin Kurti. Qeveria e tij është e para që nga fundi i luftës në vitin 1999 që gëzon legjitimitet të plotë demokratik. Ajo nuk u krijua nga pazaret e bodrumeve apo nën përkrahjen e shteteve që mbrojnë Kosovën", shkruan "Der Spiegel". “Ky është një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar në një rajon që pothuaj gjithkund sundojnë autokratë. BE-ja duhet ta shohë këtë sinjal dhe në të ardhmen të marrë më seriozisht vullnetin e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor”.

"Der Spiegel" kujton biografinë politike të Kurtit si lider studentor, i burgosur politik në Serbi dhe si aktivist i majtë kundër establishmentit politik në Kosovë. VV-ja dhe LDK-ja në zgjedhjet e tetorit kanë fituar një shumicë të dukshme. Kurti, sipas "Der Spiegel", konsiderohet i pakorruptuar.

Edhe Vjosa Osmani paralajmëron një kthesë radikale. Ajo është kryetare e parlamentit dhe pas kryetarit të shtetit është përfaqësuesja e dytë më e lartë e vendit. "Kosova është një demokraci e brishtë. Nuk kemi drejtësi të pavarur", -tha ajo për revistën gjermane. Osmani kritikoi korrupsionin e elitave dhe po ashtu si Kurti edhe ajo dëshiron që në Kosovë të ndërtohet një shtet ku sundon ligji. “Vendi ynë tani e tutje do të drejtohet prej njerëzve që nuk kanë probleme me ligjin", -deklaroi Vjosa Osmani.