BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Rajoni

Rikthehen rastet me të infektuar në Malin e Zi, vendi drejt testimeve vullnetare për Covid-19

Rikthehen rastet me të infektuar në Malin e Zi, vendi drejt testimeve

Mali i Zi ka raportuar edhe për një rast me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 322.

Që nga 24 prilli, në këtë vend, nuk ishte raportuar asnjë rast i ri me koronavirus.

Shefja e Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Sanja Medenica, paralajmëroi se të gjitha masat e përcaktuara nga Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive duhet të respektohen rreptësisht.

"Një valë e re e epidemisë do të thotë një rritje e madhe e numrit të pacientëve. Prandaj, së shpejti do të fillojmë testimin mbi baza vullnetare në mënyrë që të regjistrojmë sa më shumë të sëmurë pa simptoma të virusit. Deri më tani, rreth 20 për qind prej nesh kanë qenë transportues pa simptoma dhe këta kanë qenë kryesisht fëmijë", -tha Medenica.

Në Malin e Zi, 10 pacientë aktualisht janë shtruar në spital, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. /REL/