BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Rajoni

Rikthehet debati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev kërkon të votohet më 14 qershor

Rikthehet debati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare të parakohshme të mbahen kërkon më 14 qershor. Këtë kërkesë ai e ka argumentuar me faktin se duhet që të kenë një shfrytëzim efikas të situatës kur infektimet nga Covid-19 janë të pakta. Duke prezantuar qëndrimin e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja në pushtet, ish kryeministri tha se zgjedhjet duhet të mbahen për të mos lejuar shkeljen e Kushtetutës.  Ky propozim do të parashtrohet prej tij në takimin e liderëve me presidentin Stevo Pendarovsk, takim nga i cili pritet të dalë edhe data apo së paku periudha kur do të mbahen zgjedhjet. Takimi me presidentin është paralajmëruar të mbahet ditën e sotme në orë 13:00. Në takim janë ftuar të marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar mandate të deputetit me lista të pavarura. Lista e të ftuarve përfshin kryetarët e: LSDM-së–Zoran Zaev, BDI-së–Ali Ahmeti, VMRO-DPMNE-së–Hristian Mickoski, Aleancës për Shqiptarët–Ziadin Sela, Alternativës–Afrim Gashi, Lëvizjes BESA–Bilall Kasami dhe PDSH-së–Menduh Thaçi. Për pjesë marrje në takim kanë marrë ftesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski. Ish-kryeministri  Zaev ka shprehur shqetësimin që nëse propozimi i tij nuk pranohet dhe vendoset që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë, ekziston mundësia që zgjedhjet të mos bëhen fare, duke qenë se gjithmonë ekziston mundësia e shfaqjes së një vale të dytë infektimesh. Si pasojë e kësaj, vendi mund të mbetet në një situatë të vështirë politike, pa institucione të qëndrueshme, por edhe me një qeveri e cila nuk do të kenë as bazë kushtetuese, kjo pasi në dhjetor mbushen katër vjet që nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit që solli në pushtet qeverinë aktuale. “Është mirë të mbahen në kushte të tilla sepse nuk rrezikohet shëndeti i qytetarëve, posaçërisht pasi në vjeshtë pritet valë e re. Kjo do t’i jepte mundësi shtetit që më mirë të përgatitet për valën e re”, është shprehur Zaev.

Reagon opozita

Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski deklaroi dje se partia e tyre është e mendimit që zgjedhjet të mbahen këtë verë, duke mos përjashtuar korrikun.

“Duam zgjedhje këtë verë. Duam zgjedhje të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve. Duam të jenë zgjedhje të cilat do të sjellin pushtet të ri i cili do të dijë të menaxhojë pasojat nga situate e krijuar nga koronavirusi. E shihni që VMRO-DPMNE-ja kryeson në anketat, por për mua më me rëndësi është jeta e qytetarëve, e jo që të numërohen viktimat nga virusi korona”, sqaroi Mickovski. Por sipas tij, vendimi final duhet të jetë nga autoritetet shëndetësore që vlerësojnë situatën me koronavirusin. Por, megjithatë kjo parti si afat për mbajtjen e zgjedhjet ka propozuar mesin e korrikut, kushti që parashtron është nëse normalizohet gjendja me koronavirusin. Partitë shqiptarë gjithashtu kanë qëndrime të ndryshme. BDI-ja kërkon mbajtjen e tyre sa më parë që të jetë e mundshme ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në opozitë, kërkon që zgjedhjet të mbahen pasi të hapen kufijtë në mënyrë që e drejta e votës t’i sigurohet edhe diasporës. Situata e pandemisë do të ndryshojë mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore. Qytetarët nuk do të marrin pjesë në mitingje, tubime dhe takime si zakonisht. Sipas Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve mënyra se si do të votohet do të përcaktohet nga masat dhe protokollet që do të rekomandohen nga autoritetet shëndetësore. Deri më tani dy janë koalicionet parazgjedhore, partia e Zoran Zaev së bashku me besën e Bilall Kasamit, dhe nga ana tjetër alternativa e Afrim Gashit është në koalicion me aleancën për shqiptaret e Ziadin Seles. Ndërsa partitë e tjera shqiptare BDI dhe PDSH do të garojnë të vetme.

Më të lexuarat