BREAKING NEWS

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë, surprizon me deklaratën për Kryemadhin: Jam mërzitur! Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e
x

Rajoni

Rinisin gërmimet në veri të Mitrovicës për të pagjeturit e luftës

Rinisin gërmimet në veri të Mitrovicës për të

Gërmimet e ndërprera para dy vjetësh, kanë vazhduar sot në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës për trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara, shef i zyrës së komisionit për persona të pagjetur. Sipas tij, supozohet se në këtë lokacion gjenden një numër i viktimave të luftës, ndërsa sot është hasur në disa mbetje mortore që janë jashtë interesit të forenzikës.


Gara ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për një presion më të madh ndaj institucioneve të Serbisë, pasi siç u shpreh ai, Serbia duhet të jetë më bashkëpunuese në këtë drejtim.


“Gjatë gërmimeve që janë zhvilluar sot nuk është hasur në mbetje mortore të personit apo viktimës që është kërkuar, por është hasur në disa mbetje mortore që janë jashtë interesit të forenzikës. Supozohet se një numër i viktimave të luftës vazhdojnë të jenë në këtë lokacion.

Gjithsesi duhet një presion më i madh i bashkësisë ndërkombëtare ndaj institucioneve të Serbisë, pasi ajo duhet të jetë më bashkëpunuese, meqë në këto lokacione po nuk patëm informata të sakta, skicat dhe detajet e nevojshme, mundësia për të gabuar është më e madhe, për shkak se bëhet fjalë për hapësirë të varrezave, që nënkupton se kudo të gërmosh, ke për të hasur në eshtra”, ka thënë Gara.