BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Rajoni

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, Veton Surroi bën rikapitullimin: Çfarë e pret vendin në ditët në vijim pas furtunës që ndodhi

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, Veton Surroi bën

Të mërkurën në Kuvend u votua mocioni për mosbesim ndaj qeverisë së Albin Kurtit. Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka bërë një rikapitulim të asaj që ndodhi, duke e quajtur furtuna e djeshme dhe se çfarë e pret vendin në ditët dhe javët në vazhdim.

Postimi i plotë i Surroit në Facebook

“Pra, rikapitulim pas furtunës së djeshme:1. Qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e vet, pos ata të shkarkuar nga kryeministri. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së.

2. Është evituar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, një tentim uzurpimi pushteti me pretekst COVID-19.

3. Çështja e taksës 100 për qind tashmë ka hyrë në proces gradual heqje me vendosje të reciprocitetit. Një proces i këtillë është konfirmuar në bisedat që i ka pasur kancelarja Merkel me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Një proces i këtillë është pranuar nga ana e Serbisë. Kjo tashmë është temë dytësore.

4. Meqë nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiç, ajo është nul për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës, institucion i vetëm i autorizuar për të zhvilluar negociatat me Serbinë, kur të krijohen kushtet për këtë. Qeveria e Kosovës ka obligim të merret urgjentisht me COVID-2019.

5. Do të ketë Qeveri të re, sipas procedurave kushtetuese për ta zëvendësuar një Qeveri në dorëheqje (neni 100, pika 6) dhe brenda kushteve.

Më të lexuarat