BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Rajoni

Rritet bilanci i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, regjistrohet viktima e dhjetë, shtohen rastet e të infektuarve

Rritet bilanci i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, regjistrohet

Një 65-vjeçare është viktima e 10-të nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Ajo vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.

Ministri i Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 354.

Numri i të infektuarve në Shkup ka mbërritur në 183, ndërsa në Kumanovë 54. Lajmi i mirë është se në Dibër numri i të prekurve vazhdon të mbetët 47 prej dy ditësh, duke mos pasur asnjë rast të ri. Ky qytet është edhe vatra e parë e shpërthimit të epidemisë në këtë vend.

Ministri Filipçe informoi se tashmë janë shëruar edhe 5 pacient të tjerë që kanë rezultuar negativ në dy ritestime dhe kështu numri i të shëruarve arrin në 17.

Ai gjatë konferencës së sotme për media informoi se institucionet shëndetësore janë të përgatitura për t’u përballur me situatën në ditët e ardhshme kur parashikohet që virusi COVID-19 në fund të prillit do të ketë pikun më të madh.

Më të lexuarat