BREAKING NEWS

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat shtrënguese dhe zbulon objektivin për muajt e ardhshëm

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat
x

Rajoni

Rritet numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut, shkon në 148, ja cilat janë zonat më të prekura

Rritet numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut,

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 12 raste të të infektuarve me koronavirus, 7 në Shkup dhe 5 në Kumanovë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 arrin në 148 persona, prej të cilëve 1 është shëruar dhe 2 kanë ndërruar jetë.

Deri tani rastet me Covid-19 janë regjistruar në:

Shkup 88

Dibër 40 prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë

Kumanovë 8 persona, prej të cilëve një ka ndërruar jetë

Shtip 7 persona të infektuar

Kavadar 2 persona

Ohër 2 persona dhe

Gostivar 1 person