BREAKING NEWS

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet", Rama nxjerr pamjet, tjetër mesazh të fortë pas prishjes së Teatrit

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në
x

Rajoni

Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, vihen në pikëpyetje masat lehtësuese

Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut,

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 36 raste me koronavirus, që ka ngritur alarmin e institucioneve shëndetësore mbi përkeqësimin e mundshëm të gjendjes pas një rënie të numrit të të infektuarve në dhjetë ditët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Tetovë janë regjistruar 12 raste, shumica prej tyre raste të reja, pra persona që nuk kanë pasur ndonjë kontakt me të infektuar të tjerë. Në Shkup janë regjistruar shtatë raste, në Veles gjashtë, në Kumanovë dhe Prilep nga katër, ndërsa në disa qytete tjera nga një rast.

Po ashtu, edhe një person ka vdekur, që ka çuar në 91 numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur betejën me COVID-19. Nga 1,622 rast të të infektuarve, aktivë janë 419, ndërsa 1,112 tashmë janë shëruar.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse zhvilloi një mbledhje urgjente, ku mësohet nga “Alsat” se konstatimi i përbashkët ishte që mos të ketë lehtësim të masave shtrënguese. Anëtarët e Komisionit kanë kërkuar që për lehtësime të flitet pas ditës së hënë.

Më të lexuarat