BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Rajoni

Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, shtohen ai i të shëruarve krahasuar me të prekurit nga Covid-19

Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, shtohen ai i të

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe dy viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 73.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se viktimat janë dy të moshuar nga Shkupi dhe Prilepi, të cilët kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore, por që do të evidentohen si të vdekur nga COVID-19.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve. Autoritetet kanë regjistruar 21 të infektuar, ndërsa 38 të shëruar, 19 prej të cilëve në Shkup.

Numri i të infektuarve tani ka arritur në 1442, 742 prej të cilëve janë ende të infektuar, ndërsa 627 të shëruar.