BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Rajoni

Rritet presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe Kosovës, presidenti Makron i kërkon Kurtit avancim me dialogun

Rritet presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe Kosovës,

Presioni i liderëve ndërkombëtarë mbi Kosovën dhe Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në procesin e dialogut mes dy vendeve ka qenë në rritje në ditët e fundit. Të mërkurën u bë publik fakti që në një letër dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken theksonte rëndësinë që ka për Shtetet e Bashkuara njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe rëndësinë e rolin që do të luante diçka e tillë për të gjithë rajonin. Ndërkohë ditën e djeshme është bërë publike letra e dërguar nga presidenti francez Emmanuel Macron ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Letra e dërguar nga Macron në të vërtetë është një letër urimi për zotin Kurti në lidhje me postin e ri në krye të qeverisë së Kosovës. “Ju dërgoj përshëndetjet e mia të sinqerta për formimin e Qeverisë suaj dhe urimin tim për  sukses të plotë në kryerjen e detyrave tuaja si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Duke votuar për listën që ju udhëhoqët gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit, shumica e votuesve që morën pjesë në votime shprehën dëshirën e tyre për ndryshim”, shkruan Macron. Me tej presidenti francez ka shkruar në lidhje me nevojën për të bërë veç të tjerash luftimin e pandemisë në krye të listës së prioriteteve të qeverisë së re. “Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Këtu sigurisht që duhet shtuar lufta kundër pandemisë e cila është një përparësi e menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Europian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizë shëndetësore dhe pasojat e saj”, tha shkruan ai. Në vijim Macron ka siguruar se mbështetja dhe sporti nga shteti francez në lidhje me prioritetet e qeverisë dhe afrimin e vendit drejtë Bashkimit Europian nuk do të mungojë.

Dialogu me serbët

Një nga temat e cila është trajtuar në letrën dërguar Kurtit është dialogu me Serbinë dhe rëndësia që ka një zgjidhje përfundimtare. “Zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës është një sfidë madhore me të cilën do të duhet të përballeni. Në vitet e fundit është bërë përparim i rëndësishëm në dialogun që autoritetet kosovare kanë zhvilluar me Beogradin, nën kujdesin e Bashkimit Europian. Shpresoj që ju të vazhdoni këtë dialog në mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës sikurse të Serbisë”, thuhet ne letër. Macron në përfundim i ka bërë një ftesë kryeministri të Kosovës Albin Kurti për një vizitë sa më të shpejtë në Paris për një vizitë zyrtare. “Të jeni të sigurt se do të keni mbështetjen time të plotë. Unë do të isha shumë i lumtur t’ju mirëprisja në Paris së shpejti për të diskutuar rreth këtyre temave. Duke ju ripërtërirë urimet e mia më të mira në detyrat tuaja të reja, ju lutem pranoni, zoti Kryeministër konsideratën e vlerësimin tim më të lartë”, përfundon Macron. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur katër parime për procesin e dialogut me Serbinë: pranimi i realitetit se Kosova është e pavarur, Serbia të pranojë se ka kryer gjenocid në Kosovë, që në tavolinë të bisedimeve Kosova dhe Serbia të ulen si shtete të barabarta dhe parimi i katërt që nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka filluar dhjetë vjet më parë. Deri më tani, palët besohet se kanë arritur mbi 300 marrëveshje. Dialogu thuhet se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Më të lexuarat