Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Rajoni

Rritja e rasteve me Covid-19, Greqia merr vendimin për shkollat

Rritja e rasteve me Covid-19, Greqia merr vendimin për shkollat

Greqia ka raportuar 207 raste të reja me Covid-19 që nga e hëna, duke e rritur kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 10,524.

Autoritetet greke e kanë shtyrë rihapjen e shkollave me një javë për në 14 shtator.

Rritja e rasteve në javët e fundit i ka detyruar autoritetet greke që të rivendosin gradualisht kufizime për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Kryeqyteti Athina dhe shumë ishuj të njohur janë prekur nga mungesa e turistëve, krahasuar me vitet e kaluara, shkruan abcnews.al

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas tha se zgjatja ishte e nevojshme që familjet të ktheheshin në qytetet e mëdha nga pushimet verore dhe të kalonin ca kohë në shtëpi para se fëmijët të kthehen ne shkollë.

“Ne i nxisim të gjithë prindërit të kthehen me fëmijët në shtëpitë e tyre në ditët në vijim dhe të sigurohen që ata të qëndrojnë të sigurt deri sa të rinisin mësimet,” tha Petsas.