BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Rrjedhja e dosjeve të luftës, ndërkombëtarët kërkojnë të kundërshtohet çdo përpjekje për të zhvlerësuar Gjykatën Speciale

Rrjedhja e dosjeve të luftës, ndërkombëtarët

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka marrë së fundmi të gjithë mbështetjen e mundshme ndërkombëtare lidhur me skandalin e rrjedhjes së dosjeve. Përmes një deklaratë të përbashkët, shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara, si dhe që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën. Përmes një deklarate për media, vendet e Kuintit kanë përgëzuar edhe vendimin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar nga Gjykata Speciale që të shqyrtojë kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për bërjen e ndryshimeve kushtetuese, që lidhen me mandatin e kësaj gjykate. Në këtë letër, Osmani ka kërkuar shqyrtim paraprak se ndryshimet e propozuara nuk i zvogëlojnë të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës mbi të drejtat dhe liritë themelore. Në komunikatën e vendeve të Kuintit është përgëzuar, po ashtu, Zyra e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për siç, është thënë, “respektimin e autoritetit të Zyrës së Prokurorit të Dhomave të Specializuara për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës“. Kjo deklaratë vjen ndërkohë që ende nuk dihet se kush është duke dërguar dokumente në zyret qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të cilat po pretendohet se janë konfidenciale dhe të Dhomave Specializuara në Hagë. Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon në gusht të këtij viti. Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vetë këtë gjykatë.

Kronologjia e ngjarjes

Fillimisht në zyrat e OVL të UÇK ( Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dorëzuan anonimisht disa dosje të cilët ishin të Gjykatës Speciale dhe në të cilën përfshiheshin emra të dëshmitarëve, madje edhe të dëshmitarëve të mbrojtur. Në 7 nëntor nënkryetari i OVL të UÇK doli me një deklaratë që pranë zyrave të tyre nga persona të panjohur kanë dorëzuar një pako që më vonë u vërtetua që përmbante 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale që përmbante emrat e dëshmitarëve, madje edhe dëshmitarëve të mbrojtur e dëshmitarëve anonim. “Po e dëshmon atë që deputetët tanë, qeveria jonë, ata që e kanë votuar këtë Gjykatë definitivisht dëshmohet se janë pre, faqezi e renegatë, njerëzit më të dëmshëm që nuk ja duan të mirën Kosovës… sepse të legjitimosh një gjykatë një etnike, një gjykatë qoftë edhe në emër të ndërkombëtarëve, që fatkeqësisht do të shohësh këtu që kanë rënë pre e karrem e vet Serbisë dhe njerëzve të Millosheviqit e kanë dëmtuar dhe po vazhdojnë të dëmtojnë Kosovën. Ku është arsyeja?Ku është logjika e mbrojtjes së dëshmitarëve për arsye që është kryesorja se kanë thënë po e formojnë jashtë, të dhënat e tyre me emra e mbiemra, shqiptarë, rom, serbë çdo person e ka datën se kur dhe në ç’vend është marrë në pyetje”, tha Haradinaj. Nisur nga materialet në ato dosje, të shumtë ishin ata që komentuan se dilte që vërtetohej që Gjykata Speciale kishte bashkëpunuar me Prokurorinë e Serbisë për Krime të Luftës. Më 16 nëntor në zyrat e OVL të UÇK ka ardhur një pako e dytë me përmbajtje deklaratat e dëshmitarëve, por pa emrat përkatës. OVL e UÇK-së thotë se dosjet vërtetojnë se Dhomat e Specializuara janë të njëanshme kundër shqiptarëve të Kosovës dhe janë krijuar për të përmbushur vullnetin e Serbisë.