BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Rajoni

Rusia gjithnjë gati, presidenti Putin bisedon me Vuçiç dhe zbulon qëndrimin e tij në lidhje me bisedimet me Kosovën

Rusia gjithnjë gati, presidenti Putin bisedon me Vuçiç dhe

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, të cilit i ka thënë se Moska do ta mbështesë Beogradin zyrtar kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë se asnjë vendim nuk do të mund të sillet pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është thënë në një komunikatë nga Presidenca e Serbisë.

Siç thuhet në komunikatë, Putini ka thënë që për Kosovën “do të bisedojë sy më sy me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në javën e ardhshme në Moskë”.

Vuçiçi do të jetë i pranishëm në Paradën e Fitores në Moskë, më 24 qershor, me të cilën do të shënohet 75-vjetori i fitores mbi fashizmin, ndërkaq që nga kabineti i presidentit Vuçiç është thënë që ai e ka falënderuar Putinin “për mbështetjen aktive të Rusisë për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, mbi parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”.

Vuçiq, citohet t’i ketë thënë Putinit që është nder i madh për të që të marrë pjesë në Paradën e fitores “sepse krenohet me faktin që populli serb dhe ai rus, në Luftën e Dytë Botërore kanë qenë në anën e njëjtë liridashëse”.