BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Rajoni

Rusia nxit konfliktin në Veri të Kosovës, “besnikët” më të tmerrshëm të Vladimir Putinit zbarkojnë në Serbi, ndizet alarmi për luftë në Ballkan

Rusia nxit konfliktin në Veri të Kosovës,

Grupi Wagner , një grup mercenarësh të cilët njihen edhe si ushtria private e Vladimir Putinit, janë ata të cilët kanë luftuar që në fillim në Ukrainë, në mbështetje të sulmit të Kremlinit. Ky grup paramilitar që mund të themi që është dhe një kompani private ushtarake e Putinit është tashmë dhe një mjet për shtetin rus. Nuk ka ligje dhe nuk ka gjykime dhe kjo i jep asaj liri në manovrimi dhe sidomos në dënime. Grupi Wagner  është më i ashpër se ushtria ruse, sepse anëtarët e tij janë veteranë të shërbimit aktiv. Ata kanë një bazë më të mire dhe të stërvitur  më mirë  sepse kanë parë veprime të vërteta ushtarake.

Lidhja me Serbinë

Që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, organizatat e krahut të djathtë në Serbi kanë mbështetur me zë të lartë politikën e Kremlinit dhe kanë kundërshtuar vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Ky qëndrim ka bërë të mundshëm afrimin e dy palëve. Grupi paraushtarak Wagner , udhëheqësi i të cilit është Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi në kanalin Telegram se qendra e tyre kulturore dhe informative e miqësisë dhe bashkëpunimit "Orly" ishte themeluar në Serbi.“Ne dëshirojmë t’ju prezantojmë me banorin e ri të Qendrës PMC Wagner  që është Qendra Kulturore dhe Informative ruso-serbe e miqësisë dhe bashkëpunimit Orly. Udhëheqës dhe ideolog i Qendrës është Aleksandar Lisov”, shkruhet në Telegram. Ky i fundit në vitin 2017 nga autoritetet e Kosovës është futur në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në Kosovë. Autoritetet e kësaj qendre deklaruan se qëllimi i gjithë kësaj është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore mes Rusisë dhe Serbisë. Në lidhje me këtë bashkëpunim Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese në Fondacionin Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, ka theksuar se pak kohë më parë ajo e ka parashikuar një bashkëpunim të tillë .“Para disa muajve kam njoftuar bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë në fushën e sigurisë së informacionit dhe njerëzit më kanë thënë se jam paranojake! Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Wagner  dhe Serbisë po ndodh. Çfarë pjese të këtij mesazhi nuk e kupton Perëndimi?,”shkroi  ajo në Twitter. Ndër të tjera, thuhet se ata së bashku me bashkëpunëtorët nga Serbia dhe Rusia i kanë ngritur një monument Princit të shenjtë rus, Aleksandar Nevskit në qendër të Beogradit. Përfaqësuesit e “qendrës kulturore” të përmendur ruso-serbe kanë dërguar tashmë kërcënime serioze për kritikët e regjimit në Moskë, “Ne dimë gjithçka për ju, për një gjë ke të drejtë drejtësia është e pashmangshme. Dhe këtë drejtësi do ta vendosim ne”, është vetëm një nga një sërë kërcënimesh drejtuar aktivistit rus kundër luftës, Petar Nikitin.

Kush është lideri i këtij grupi?

Marat Gabidullin, ish-krahu i djathtë i themeluesit të grupit mercenar thotë se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit, është një “rrezik për njerëzimin”. Prigozhin është një njeri shumë i rrezikshëm që nuk duhet nënvlerësuar. ‘Ai është unik, shumë i pamëshirshëm, shumë i zgjuar dhe mendon në një shkallë shumë më të madhe se njerëzit e tjerë. Ai mund të jetë simpatik dhe të të bëjë për vete, por njëkohësisht mund të jetë arrogant dhe i pasjellshëm. Prigozhin, thirret rregullisht nga Putin për bisedime private dhe tani po kërkon të ndërtojë bazën e tij të pushtetit në politikë”, thotë 56-vjeçari. Gabidullin, një vrasës i dënuar me burg në 1994, u bashkua me mercenarët pasi nuk mund të ishte pjesë e ushtrisë së rregullt ruse për shkak të së shkuarës së tij dhe dosjes kriminale. Megjithatë Gabidullin u largua nga grupi i mercenarëve në 2019. Ai u shpreh se edhe pse janë një aset i çmuar për liderin rus, Putini nuk do të hezitojë për asnjë moment ta shkatërrojë në rast se ndjehet i kërcënuar nga grupi apo nga kreu i tij. Prizoghin është një person i njohur për brutalitetin e tij. Mizoria e tij u demonstrua së fundmi kur ai u gëzua për një video që përshkruante vrasjen me vare të Yevgeny Nuzhin, 55 vjeç, një anëtar i Grupit Wagner  i cili dezertoi në Ukrainë.

Më të lexuarat