BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x

Rajoni

Sali Berisha padi pas padie kundër superfuqive, pas gjyqit fiktiv me sekretarin e DASH Blinken lëshon “mufkën” e radhës dhe i hap gjyq Britanisë së Madhe

Sali Berisha padi pas padie kundër superfuqive, pas gjyqit fiktiv me

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka hyrë në një rrugë qorre dhe madje po lufton me mullinjtë e erës sa i takon betejës së nisur prej tij kundër dy superfuqive botërore, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Disa muaj më parë kreu i “Foltores”, Sali Berisha premtoi se do të padiste Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje, pasi e shpalli atë “non grata” pa pasur asnjë provë, ndërkohë që të njëjtën skemë tha se do të aplikonte edhe kundër Britanisë së Madhe, e cila gjithashtu e futi në “listën e zezë”. Por teksa ditët dhe koha “fluturojnë”, Berisha njoftoi se ishte tërhequr nga gjyqi kundër Blinken, duke pranuar publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Sekretarit Amerikan. E gjitha kjo ka qenë një propagandë, pasi gjyqi ndaj Blinken nuk është regjistruar kurrë në shtetin francez, siç pretendoi Berisha. Madje kjo gjë është pranuar dhe pohuar edhe nga vetë ish-kryeministri Berisha, i cili i pyetur në një intervistë televizive, se si po shkon gjyqi në Francë ndaj Blinken, u shpreh se dy faktorë janë kundër, duke përmendur faktin që asnjë nuk është shtetas francez dhe së dyti që Sekretari i Shtetit ka imunitet, deklaratë kjo çka tregoi se gjyqi ka dështuar.

Berisha padit britanikët

Mirëpo sikur të mosmjaftonte ky mashtrim i madh, Berisha premtoi dhe zuri be se do ju bënte gjëmën britanikëve. I qartë dhe i drejtpërdrejt në atë që thoshte, ish-kryeministri njoftoi se do hapte gjyq në Londër për të vendosur nderin në vend, pasi  e kanë shpallur “non grata” pa prova e fakte. Por pa u tharë mirë boja e kësaj deklarate, Berisha paralajmëroi se gjyqi ndaj Britanisë së Madhe do të kishte të njëjtën fat si ai me Sekretarin Blinken. Këtë të shtunë që lamë pas, Berisha zhvilloi një bisedë online me emigrantët shqiptarë në Londër, teksa sulmoi ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith. Berisha pranoi se ka ankimuar vendimin e Londrës, por ata i kanë dhënë shuplakë duke ja bërë të qartë se nuk ka kthim pas sa i takon nxjerrjes nga “lista e zezë”. “Unë kam nisur një proces dhe ka një procedurë administrative dhe unë kam siguruar dokumente dhe kam kënaqësi tu them se ata të cilët po merren dhe zhgarravisin në dokumente, janë detyruar të shkruajnë se po ti kërkojnë Sekretares të anulojë “non gratën” na bie reputacioni. Edini vetë se çfarë janë. Ndaj unë ndjehem besimplotë duke akuzuar direkt Alastair King-Smith si një McGonigal të korruptuar nga Rama, Basha dhe Veliaj. Format e korrupsionit  janë të tmerrshme, janë monetare, politike dhe erotike”, deklaroi Berisha. Megjithatë, teksa shohim që premtimet e Berishës po i merr “era”, duhet thënë se diplomacia duhet respektuar dhe madje vlen ky rregull, se: “Në të njëjtën kohë (qoftë në kohë paqeje apo në kohë lufte) nuk duhet hyrë në luftë me dy a më shumë kundërshtarë, sepse humbjen e ke të sigurt. Prandaj, logjika racionale dhe realiste politike e diplomatike e thotë se një burrë shteti a diplomat i aftë largpamës assesi nuk duhet anashkaluar këtë “formulë” të doktrinës diplomatike”. Kjo vlen edhe për Sali Berishën, edhe pse pothuajse tri dekada ka drejtuar politikën dhe diplomacinë e Republikës së Shqipërisë.

Kryefoltoristi sulmon ambasadorët e SHBA dhe Britanisë

Nga ana tjetra, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë bisedës me shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, kërcënoi edhe ambasadorin britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith. Si duket Londra nuk ka për tu tërhequr nga shuplaka dhe Berisha fajëson Alastair King-Smith, ndonëse vetë është i zhytur deri në fyt. “Shumë shpejt do t’i bëjë publike trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar. Por Britania është shtet ligjor dhe kam besim te drejtësia e vendit ku jeni ju. Ky diplomat pasi ka mashtruar qeverinë tij, vijon e mashtron. Ai thotë se Berisha sulmon ambasadorin dhe  qeverinë e Madhërisë së tij. Unë nuk kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së tij sepse kam respektin më të madh. Pas shpalljes non grata dhe vendimit të Lulzim Bravës për largimin nga grupi parlamentar, ky u angazhua. Nëse Kim bënte deklarata haptazi, ky fshehtas thërriste një nga një deputetët, anëtarë të Rithemelimit dhe përpiqej t’i bindte, dhe ti kthente kundër meje”, u shpreh ai. Ndërkohë ai i është hakërryer edhe ambasadores amerikane Yuri Kim. Edhe këtu, Berisha nuk ka parë te vetja, por fajëson ambasadoren për futjen e tij në listë të zezë. Dihet se bëmat e Saliut nuk kanë fund në këtë aspekt. “Yuri Kim e korruptuar nga Edi Rama. Korrupsionin e saj e denoncoj jo me pasion, por me keqardhje. Nuk më vjen mirë ta atakoj në mënyrë të tillë përfaqësuesin e partnerit tonë strategjik, vendit që ne i detyrojmë lirinë tonë. Por e bëjmë këtë sepse kjo së bashku me Ramën ka shkelmuar Kushtetutën e Shqipërisë, të SHBA dhe ka shkelur çdo normë për të mbajtur në pushtet Ramën. Pa asnjë fakt e dokument, Blinken me shpalli “non grata”. Zonja mblodh ambasadorët e BE dhe u kërkoi të solidarizohen me vendimin e saj. Ajo mori një “jo” të thatë prej tyre”, nënvizoi Berisha. Pra, duket se Berisha po e ndjen se damka që ka marrë nga këto dy shtete nuk është dhe aq pa vlerë, pasi imazhi i tij në arenën ndërkombëtare është nxirë.

Më të lexuarat