BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Rajoni

Salih Mustafa del para Gjykatës Speciale, nuk mban asnjë qëndrim mbi akuzat e ngritura

Salih Mustafa del para Gjykatës Speciale, nuk mban asnjë qëndrim

Ditën e djeshme është zhvilluar seanca e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë e Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa dhe intervistomi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku. Seanca e parë e Mustafës u zhvillua në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndërkohë që akuza kundër tij ishte konfirmuar që më 12 qershor 2020. Arrestimi i tij u bë katër ditë më parë në 24 shtator dhe menjëherë u transferua në Hagë. “Më 12 qershor 2020 si gjykatës i procedurës paraprake konfirmova aktakuzën e paraqitur nga prokurori specializuar ndaj të akuzuarit. I akuzuari akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme”, ka thënë gjykatësi në fillim të seancës. Sipas aktakuzës Mustafa si epror i njësitit BIA, kishte kryer veprat e mësipërme të paktën ndaj 6 individëve në mes 1 dhe 19 prillit 1999. Mustafa ka në dispozicion një afat prej 30 ditësh që të deklarohet rreth aktakuzës së konfirmuar më 19 qershor. Gjatë fjalës së tij, avokati mbrojtës i Mustafës para Gjykatësit të Procedurës Paraprake ka thënë se klienti i tij deri më tani nuk e ka parë aktakuzën e ngritur ndaj tij, duke thënë se është i informuar vetëm për versionin e redaktuar ku janë të fshehura disa informacione. “Klienti im ka marrë vetëm versionin e redaktuar të aktakuzës, nuk e di pse janë redaktuar apo kush është përmendur në versionin e redaktuar. Kur të jetë i disponueshëm na duhet. Sigurisht të gjitha këto janë shumë të reja për klientin tim, do të i duhet një far kohe për t’u përshtatur”, ka thënë avokati. Zoti Mustafa ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërsa pas luftës kishte shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Intervistitmi i Agim Çekut

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku është paraqitur ditën e djeshme para Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë. Në një deklaratë të avokatit, Artan Qerkini të tij për Telegrafin është konfirmuar intervistimin dhe fakti që ai mbaroi përpara mesditës së të djelës, por refuzoi të japë çdo detaj të mëtejshmëm lidhur me çështjen. Çeku kishte marrë ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale në fillim të këtij muaji dhe është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit, gjë të cilën vetë Çeku e kishte konfirmuar kohë më parë.

Qëndrimi i avokatit të OVL të UÇK

Një ditë pas arrestimit të zotit Salih Mustafa, prokuroria e posaçme arrestoi kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, dhë nënkryetarin e kësaj organizatë Nasim Haradinaj, nën dyshimet “për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”. Organizata e Veteranëve të Luftës në tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Tomë Gashi, avokat i OVL të UÇK-së thotë se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nuk kanë faj pse rrjedhën dosjet e Gjykatës Speciale. Përmes një statusi në Facebook, Gashi, shkruan se “faji” i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër pjesëtarëve të UÇK-së.“Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik është. Po ku kanë parë këta të Speciales në Hagë të arrestojnë Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestuar dike të vetin. Çfarë faji kanë Nasimi e Hysniu që atyre ju sollën dokumente që kishin rrjedhur nga Haga, nja 2500 km larg selis se OVL te UÇK-së. “Faji” i tyre ishte se e pamë qartë bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër pjesëtarëve te UÇK-së”, ka shkruar ai.