
“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Samiti në Moldavi/ Media britanike jehonë lajmit: Vjosa Osmanin nuk u takua me Vuçiçin edhe pse ishin...

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Qershor 2023

Pavarësisht deklaratave se dëshirojnë që situata e tensionuar në veri të Kosovës të qetësohet, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe homologu i saj serb Aleksandër Vuçiç nuk treguan asnjë shenjë tërheqjeje nga pozicionet e tyre.
Kështu e ka nisur artikullin e sotëm Reuters, sa i takon samitit të mbajtur në Moldavi.
Sipas Reuters, me të mbërritur në një samit, Aleksandër Vuçiç i Serbisë dhe Vjosa Osmani nuk u takuan me njëri tjetrin edhe ishin vetëm pak metra larg.
Të dy palët janë nën presionin ndërkombëtar për të zgjidhur krizën më të fundit.
Dhuna u ndez të hënën pasi autoritetet e Kosovës, të mbështetura nga njësitë speciale të policisë, mundësuan hyrjen e katër kryetarëve të komunave në veri të hynin në zyrat e tyre.
Kryetarët e komunave u zgjodhën ndërkohë që në votime morën pjesë vetëm 3.5% e qytetarëve, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet lokale.
Në lidhje me ngjarjen, Osmani tha se Beogradi po përpiqej të destabilizonte Kosovën pasi nuk kishte arritur të pajtohej me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
“Të gjithë e kuptojmë se kërcënimi i vërtetë në fakt vjen nga mohimi i Serbisë për ekzistencën e një shteti sovran të Kosovës”, tha Osmani.
Ajo akuzoi Vuçiçin për mbështetjen e bandave kriminale në veri të Kosovës, të cilat sipas saj ishin përgjegjëse për përleshjet që plagosën 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s dhe 52 protestues serbë.
“Presidenti Vuçiç duhet të ndalojë së mbështeturi bandat kriminale në Kosovë. Kjo është ajo që ai duhet të bëjë nëse dëshiron vërtet paqe. Ai ende nuk e ka treguar këtë”, tha ajo.
Serbia e ka hedhur poshtë këtë akuzë.
Vuçiç ishte edhe më i fortë se Osmani në retorikën e tij.
Por ai tha se autoritetet e Kosovës duhet të tërheqin “kryetarët e supozuar” nga veriu dhe deklaroi se njësitë speciale të policisë së Kosovës ishin atje ilegalisht.
“Serbia do të bëjë më të mirën dhe maksimumin për të de-përshkallëzuar situatën, që do të thotë se ne do të përpiqemi t’i bindim serbët të përparojnë me qetësi. Ata janë shumë të vendosur”, tha ai.
TAKIMET E VEÇANTA
Osmani dhe Vuçiç u takuan veçmas me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, një organ prej më shumë se 40 vendeve të themeluar vitin e kaluar.
Por nuk kishte asnjë shenjë se Vuçiç dhe Osmani do të takoheshin me njëri-tjetrin. Një deklaratë që mund të indikonte edhe një shpresë të vogël në lidhje me një takim të mundshëm nuk ka ardhur nga asnjë nga palët.
Osmani deklaroi se do të fliste me liderët evropianë që janë në favor të paqes, në favor të stabilitetit dhe në favor të sundimit të ligjit, duke përmendur Macron dhe Scholz, por jo Vuçiçin.
Më të lexuarat


Samiti i ministrave të jashtëm të NATO-s, Borrell zbardh fokusin e bisedimeve tw EULEX dhe KFOR

Stuhi e fuqishme shumë pranë Shqipërisë, era e fortë rrezikon të përmbysë anijen turistike

Në prag zgjedhjesh, kritikët e shtetit serb vihen në shënjestër të përgjimeve të nivelit ushtarak

Grabitën mësuesin në Greqi, arrestohet daja dhe nipi adoleshent

111-vjetori i Pavarësisë, kryetari i Komunës së Preshevës bën gjestin fisnik

Samiti i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, Ukraina paralajmëron Perëndimin: Nëse merr pjesë ministri i Jashtëm rus...

Prishtina feston e veshur kuq e zi, shpaloset flamuri gjigand

Rritja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, Stoletenberg bën deklaratën e fortë: NATO do të bëjë atë që duhet për të siguruar stabilitetin në...

Çfarë pritet të ndodhë? Britania merr nën kontroll kufirin e Kosovës, shtohet vigjilenca

Shuhen të gjitha planet destabilizuese të qarqeve ruso-serbe në Ballkan, NATO po shqyrton shtimin e përhershëm të trupave në Kosovë, ja tmerri që do të përjetojë Serbia nëse i hap luftë Prishtinës
