Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Serbët kërkojnë arrestimin e Hashim Thaçit: Krimineli i luftës të sillet para drejtësisë

Serbët kërkojnë arrestimin e Hashim Thaçit: Krimineli i luftës të sillet para drejtësisë

Postuar: 15/04/2015 - 13:53

Qytetarët serbë kanë kërkuar arrestimin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, HashimThaçit, pasi janë informuar për vizitën e tij në fund të prillit në Beograd.
 
Vizita e mundshme e Thaçit në kryeqytetin serb vjen pas vizitës zyrtare të homologut të tij, Ivica Daçiç, në Prishtinë në konferencën “Western Balkans’ 6”, ku morën pjesë ministrat e jashtëm dhe të transportit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
 
Mediet dhe qytetarët serbë kanë reaguar ashpër dhe me mosbesim total ndaj këtij lajmi. Në portalin e mediumit të njohur beogradas, “B92”, tashmë dhjetëra qytetarë serbë kanë dërguar komente ku kërkojnë arrestimin e ish-liderit politik të UÇK-së, për të cilin shteti serb kishte lëshuar fletëarrest në vitin 1999.
 
“Ja rasti për ta arrestuar atë në bazë të fletëarrestit”, “A është kjo e mundur!? Kjo Qeveri e ka humbur kompasin tërësisht”, “Ja edhe rasti ideal që krimineli i luftës Hashim Thaçi, i njohur si komandant 'Gjarpri' të arrestohet dhe të sillet para drejtësisë”, “Ky do të ishte poshtërimi më i madh që mund t’i bëjmë vetes”, “Ky është përfundimisht fundi i Serbisë”, “Nëse kjo është e vërtetë, kam vetëm një pyetje: A jeni ju normal? Dërgojeni edhe në Skadarli për ta shijuar muzikën e gjallë”.
 
Këto ishim vetëm disa nga reagimet e egra nga opinion serb ndaj vizitës së mundshme të zëvendëskryeministrit Thaçi në Beograd.
 
Analistët vlerësojnë se kjo vizitë do të mund të ndihmonte dialogun dhe rregullimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:09

Sot në Romë, Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ish-presidentja Atifete Jahjaga në përbërje të të cilit do të jenë deputetët Mexhide Mjaku-Topalli e Saranda Bugujevci dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e

Postuar: 26/06/2019 - 15:06

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë sot se është e papranueshme që Bashkimi Evropian të mos ia h

Postuar: 26/06/2019 - 15:03

Kryeministri Zoran Zaev ka tërhequr kandidaturën për ministër të Financave.

Postuar: 26/06/2019 - 14:58

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj propagandës serbe që po bëhet lidhur me situatën

Postuar: 26/06/2019 - 14:52

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vijuar bisedën e djeshme të Beogradit duke pretenduar krizë

Postuar: 26/06/2019 - 13:41

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, para disa ditësh ka thyer këmbën.

Postuar: 25/06/2019 - 15:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shpresën se procesi i ratifikimit t