
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Serbët i kthejnë krahët presidentit Vuçiç, nuk duan luftë me Kosovën, Beogradi i terrorizuar nga forcat e NATO në Veri, Prishtina “vija e kuqe” e SHBA

Shkruar nga Elmas Bogdani 7 Qershor 2023

NATO ka blinduar Kosovën pas trazirave në Veri. Dhuna shpërtheu pasi autoritetet e Kosovës emëruan kryebashkiakë shqiptarë etnikë në pozita në komunat veriore, të cilët u zgjodhën me një pjesëmarrje prej vetëm 3.5 përqind, pasi shumica e serbëve të rajonit bojkotuan zgjedhjet lokale. Duket se një konflikt do të ishte një skenar i mundshëm nëse do të krijohej mundësia, por hulumtimet kanë treguar se shumica e qytetarëve serbë nuk janë pro. Pra qytetarët në Beograd do të tradhtonin Vuçiçin nëse hapte një luftë me Prishtinën. Media serbe “Danas” shkruan se rezultatet dolën nga anketa e realizuar nga Demostat nga data 24 prill deri më 4 maj dhe në të kanë marrë pjesë 1600 persona. Rezultatet treguan se 11 për qind e të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65 për qind e tyre janë kundër çdo konflikti në Kosovë apo kundër forcave ndërkombëtare në Kosovë. 22 për qind e të anketuarve e shohin Rusinë si përkrahëse të Serbisë dhe 20 për qind e tyre e konsiderojnë Bashkimin Evropian si përkrahës. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Lindjen dhe Perëndimin, 30 për qind e të anketuarve janë në favor të Rusisë dhe Kinës, dhe 35 për qind e tyre janë në favor të BE-së, SHBA-së dhe vendeve skandinave. Kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, 33 për qind e të anketuarve janë pro dhe po aq janë kundër.
Ballkani si fuçi baruti
Së pari, BE-ja përpiqet të normalizojë marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit për të krijuar një fqinjësi të sigurt, sidomos duke patur parasysh vitin 1999 dhe luftën në Kosovë. Jo më kot Ballkani, që nga Lufta e Parë Botërore, është konsideruar si “fuçia shekullore evropiane e barutit”. Ligji për vendosjen e targave, u bë “kokë” turku për përshkallëzimin e tensionet në kufi. Vera e nxehtë ballkanike kulmoi me vendimin zyrtar të Grupeve Serbe për t'u larguar nga institucionet e veriut të Kosovës në nëntor 2022. Një përshkallëzim i tillë, paralajmëroi Evropën se si konfliktet e zgjatura me intensitet të ulët mund të shndërrohen papritur në luftëra të hapura. Sigurisht e shtyn Brukselin që në mënyrë alarmante të avokojë për një normalizim të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Kosova “vija e kuqe” e NATO dhe SHBA
Qytetarët serbë nuk e duan një konflikt me Kosovën pasi në fund e dinë rezultatin katastrofik që i pret. Kosova është “vija e kuqe” e NATO dhe SHBA. Kufijtë e Kosovës janë të NATO-s. Ushtria serbe duhet të marrë leje edhe kur afrohet 20 kilometra. Prandaj i duan trazirat e brendshme që të justifikojnë një ndërhyrje. Në rast se guxojnë që të hyjnë, NATO ka të drejtën ta bombardojë si në ’99 në Beograd.” Gjithashtu, zgjerimi i BE-së është pjesë e identitetit të saj thelbësor dhe nuk e kursen rastin e Kosovës. Nga ana e saj, Kosova e ka treguar haptazi synimin e saj për t'u bërë një lojtar aktiv në Evropë, nga kandidatura për anëtarësim në BE, deri te mundësia e hyrjes në Këshillin e Evropës. Në këtë linjë, e ardhmja e re për Kosovën përputhet me një ulje të tensionit brenda institucioneve të BE-së lidhur me marrëdhëniet e BE-së me vendin. Pavarësisht këmbënguljes së një blloku armiqësor të shteteve anëtare, Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, në prill, BE liberalizoi vizat për qytetarët kosovarë. Si përfundim, hapja e Brukselit ndaj një riformulimi të Shengenit në vitin 2024 tregon thelbin e Fuqisë Normative të Institucioneve Evropiane, në mënyrë që Prishtina të jetë një partner i ri në Ballkan.
Plani i Perëndimit për Kosovën dhe Serbinë
Pas më shumë se një dekade bisedimesh dhe marrëveshjesh, Kosova dhe Serbia janë “rikthyer në lojë” me një plan të ri diplomatik të hartuar bashkë me SHBA e BE-në. Tensionet janë rritur vazhdimisht gjatë muajit të kaluar dhe përfshirja e BE-së në procesin e normalizimit është më e ndërlikuar se kurrë. Ishte 18 mars kur, pas dymbëdhjetë orësh negociatash në Ohër, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell njoftoi se Serbia dhe Kosova kishin arritur një marrëveshje mbi zbatimin e planit të normalizimit të mbështetur nga BE. Pakti përfaqëson momentin e ri historik për një proces që ka zgjatur për më shumë se një dekadë. Gjatë 12 viteve të fundit, ka pasur shumë përpjekje për marrëveshje. Një nga më të rëndësishmet ishte Marrëveshja e Brukselit në 2013. Tani, dhjetë vjet më vonë, ky pakt i ri, mund të ndryshojë lojën.
Më të lexuarat


“Po planifikonin aneksimin e Veriut”/ Vjen reagimi i menjëhershëm nga ushtria serbe për akuzat e Kosovës

Ministrja Gërvalla bën paralajmërimin e fortë në median gjermane: Nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë, do të ketë luftë

Petkoviç: Nuk duam që Perëndimi të mbështesë Serbinë, ja çfarë kërkojmë

Krim i rëndë në familje shumë pranë Shqipërisë, djali vret brenda në banesë nënën e tij dhe më pas...

Tërmeti i fuqishëm godet vendin shumë pranë Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Ja si Vuçiç po bën “kurban” Radoiçiçin, presidenti nis përgatitjet për ekstradimin e nënkryetarit të Listës Serbe pas bisedës me Blinken, zbardhen prapaskenat e forta brenda Serbisë

Vuçiç “aktivizon” Vladimir Putinin, ja karta e fundit e presidentit serb për të qëndruar në pushtet pas shpërthimit të tensioneve në Veri

Sulmi në Veri të Kosovës/ Eksperti britanik zbardh prapaskenat e bujshme: Terroristët u trajnuan me automjetet që SHBA i dha Serbisë, Vuçiç duhet të japë shpjegime

“Synimi ishte krijimi i një korridori Kosovë-Serbi”/ Sulmi i armatosur i grupit serb, Albin Kurti zbulon prapaskenat e forta: Ishte pjesë e një plani më të madh për...

“Ka zëra se u negociua”/ William Walker ngre dyshime: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?
