BREAKING NEWS

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën,
x
BREAKING NEWS

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i
x
BREAKING NEWS

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po
x
BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha
x
BREAKING NEWS

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top
x
BREAKING NEWS

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e
x
BREAKING NEWS

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e
x

Rajoni

Serbët janë rusë të vegjël, Rusia do të ketë ndikim në Kosovë përmes Asociacionit, Vuçiç po synon të krijojë “Srpski Svet” në Prishtinë, ja çfarë u tha në takimin me amerikanët dhe si SHBA i prishi planet Beogradit

Serbët janë rusë të vegjël, Rusia do të ketë

Në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë u zhvillua ditën e djeshme takimi për Asociacionin e Komunave serbe ku morën pjesë rreth 40 përfaqësues institucionesh, partish politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Mësohet, se gjatë takimit që u zhvillua me dyer të mbyllura, disa nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk janë shprehur kategorikisht kundër Asociacionit, por kanë kërkuar garanci mbi përfitimet që mund të ketë Kosova nga themelimi i tij. Megjithatë, qëndrimi zyrtar i deritashëm i qeverisë së Kosovës është që ajo heziton të themelojë Asociacionin, duke theksuar se ai mund të çojë në krijimin e një shteti brenda shtetit, ngjashëm si? është Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Sipas medieve në Beograd, “komuniteti serb kishte një qëndrim pothuajse të unifikuar se Bashkimi i Komunave Serbe duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, i tha Kossev në emër të GI Serb Opstanak, Aleksandër Arsenijeviç, i cili mori pjesë në takimin e djeshëm në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Arsenijeviç thotë se biseda ka qenë produktive dhe vlerëson se diskutime të tilla janë të nevojshme për shoqërinë kosovare dhe se ato duhet të jenë më të shpeshta. Ndërsa Iniciativa Qytetare e kryesuar nga Arsenijeviç, siç tha ai, ka shprehur qëndrim të prerë “pa ZSO nuk ka përparim”. “Është folur për faktin se populli serb në Kosovë nuk ka kohë të vonojë formimin e ZSO-së dhe se duhet bërë sa më parë, sepse si pilula e hidhur që pimë në vitin 2013, pas barrikadave në 2011 dhe 2012, ku ra edhe një regjim, Boris Tadiç, morëm Marrëveshjen e Brukselit dhe pilulën e hidhur që pimë me ZSO, e cila ende nuk është formuar”, tha ai. Për sa i përket, siç e quan Arsenijeviç, “palës tjetër”, pra përfaqësuesve të partive politike shqiptare dhe të qeverisë së Kosovës, disa përfaqësues të opozitës “kishin mirëkuptim”, ndërsa, sipas tij, disa përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës “i kanë quajtur serbët si rusë të vegjël dhe se Rusia do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në Kosovë përmes ZSO". Sipas disa mediave në Prishtinë, në të kanë marrë pjesë përfaqësues të Listës Serbe, e cila në fillim të nëntorit la të gjitha pozitat në nivel qendror dhe lokal në veri. Lista Serbe, megjithatë, nuk e konfirmoi këtë.

Reagimi i SHBA

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që dalin nga dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa, bëri të qartë se nuk mbështesin asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës. "Ne nuk mbështesim asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës, që është në kundërshtim me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese, ose që do të kërcënojë sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumë etnik apo institucionet demokratike të Kosovës, tha Hovenier. "Së pari si mund të funksionojë Asociacioni i Komunave serbe në praktikë dhe pjesëmarrësit në këtë takim kanë ngritur një sërë temash duke përfshirë pikëpamjet mbi përgjegjësitë e mundshme dhe kufizimet e mundshme të një Asociacioni. E dyta, si do të mund të funksiononte Asociacioni sipas kuadrit ligjor të Kosovës dhe sërish kemi dëgjuar shumëllojshmëri të perspektivave përfshirë edhe për marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Dhe e treta, lidhur me atë se si Asociacioni do të mund të ndihmonte zhvillim ekonomik dhe ofrimin efektiv të shërbimeve qeveritare për serbët e Kosovës dhe komunitetet tjera pakicë”, tha Hovenier. Sipas tij, SHBA-ja "e kundërshton rreptësisht krijimin e çdo entiteti që i ngjan Republikës Srpska në Bosnje Hercegovinë”. "Presim që Kosova të përmbushë detyrimet e saj. Ne kemi kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ofrojë pikëpamjen e saj për Asociacionin që besohet që e mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, shumë etnik dhe demokratik dhe ofron të drejta për pakicat në linjë me marrëveshjen e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës.”, tha ambasadori amerikan Hovenier.

Më të lexuarat