Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Serbi, Drashkoviç: Problemet në rajon i zgjidh NATO, jo Rusia

Postuar: 11/01/2019 - 15:47

Lideri pro-evropian i partisë serbe Lëvizja e Përtëritjes, Vuk Drashkoviç tha sot se shumica e njerëzve në Serbi nuk e dinë se të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet e mundshme në Kosovë, në Bosnje dhe Hercegovinën, në Maqedoni apo kudo në Ballkan i zgjidh NATO.
 
“Rreziku më i madh i sigurisë për Serbinë sot është injorimi i realitetit gjeopolitik, se Serbia një është ishull në oqeanin NATO dhe BE, dhe se Serbia edhe po të ishte në interesin e saj, nuk ka krahë të fluturojë deri në Rusi dhe t’i bashkohet aleancës ruse dhe unionit ekonomik të saj”, ka thënë Drashkoviç për portalin serb SNews.
 
Për “konfliktin e ngrirë në Kosovë” ka thënë se është sikur “gaca brenda hirit”. “Çdo moment mund të shpërthej flaka. Serbia është gjetur në pozitë në të cilën ka qenë para dy dekadave, por që tani përmasat e fatkeqësisë do të ishin shumë më të mëdha”, ka vlerësuar Drashkoviç.
 
Në pyetje se a do të ishte me rëndësi për stabilitet politik dhe ekonomik hyrja e Serbisë në NATO, ai ka kujtuar deklaratën e kryetarit të Serbisë Aleskandar Vuçiç kur kishte thënë se Serbia, me hyrje në NATO, do të zgjidhte gati të gjitha sfidat e saj të sigurisë dhe zhvillimit.
 
“E vërtetë. Ka thënë se rreth 80 për qind të qytetarëve të Serbisë janë vendosmërisht kundër anëtarësimit në NATO dhe kjo është e vërtetë, e vërtetë tragjike. Pushteti e vlerëson vullnetin e kësaj shumice. Gabim”, ka thënë Drashkoviç i cili dikur ka qenë ministër i punëve të jashtme në Serbi. Ai ka thënë se shumica e qytetarëve të Serbisë nuk i di faktet mbi NATO-n, e as që është gjendje të arsimohet.
 
“Kjo shumicë nuk e di se të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet e mundshme në Kosovë, Bosnje,  Maqedoni apo kudo në Ballkan do t’i zgjidhë NATO. Serbia mund të zgjedhë vetëm një prej këtyre dyjave: të jetë në aleancën e NATO-s, në tryezë, apo të jetë vetëm në menu. Vendimi nuk mund t’i lihet mosdijes, apo mërisë, apo detyrimit që pushteti duhet ta dëgjojë vullnetin e shumicës. Për disa çështje, shteti nuk guxon t’i nënshtrohet shumicës së padijshme. Ndonjëherë dy plus dy nuk janë katër”, ka thënë Drashkovic.
(Express)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/01/2019 - 22:11

Pas grevës së mësimdhënësve, qeveria ka vendosur të bëjë rritje të pagave për arsimtarët për 20 milionë euro në vit.

Postuar: 20/01/2019 - 21:33

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se çfarëdo që përkon me Serbinë lidhur me ma

Postuar: 20/01/2019 - 16:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të ketë “shkëmbim territoresh”

Postuar: 20/01/2019 - 10:21

Kur Vladimir Putin arriti në Beograd, presidenti rus shoqërohej nga një truproje me një çantë t

Postuar: 20/01/2019 - 08:15

Zëdhënësja e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian Maja Kocijançiç ka përsëritur dje me tone më

Postuar: 19/01/2019 - 19:33

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Postuar: 19/01/2019 - 19:25

Udhëheqësit e shtetit që nuk e njohin Republikën e Kosovës po i kërkojnë Prishtinës t’ua