Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Serbi/ Kapet rreth 5 milionë euro marijuanë nga Kosova

Postuar: 20/03/2017 - 18:42

Policia serbe ka sekuestruar një sasi prej 1.1 ton marijuanë, vlera e të cilës i kalon 5 milionë euro.

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa aksioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanovic.

Mediat serbe shkruajnë se lënda narkotike ishte siguruar nga Kosova dhe se trajtimi i saj ishte bërë për një periudhë të gjatë, ndërsa synimi përfundimtar përveç tregut serb, ishte edhe Evropa Qendrore.

Duke e konsideruar si punë të vështirë të policisë serbe, ministri Stefanovic tha se kjo është ngarkesa më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në vend.

Ai tha se qeveria e Serbisë është e gatshme të jetë shtyllë në rajon në luftën kundër narkotrafikut dhe se policia kishte hequr një ton drogë nga duart e të rinjve serbë.

Sasia e drogës është gjetur e fshehur në qytetin Obrovac, në një ndërtesë të posaçme. Prokuroria pretendon se anëtarët e grupit të arrestuar vepronin nga territori i Kosovës.

 

 

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Albright: Me dënimin e Mlladiç u përmbush drejtësia që SHBA premtoi 25 vjet më parë

Postuar: 22/11/2017 - 19:27

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine K. Albright ka komentuar dënimin e sotëm që i është dhënë “Kasapit të Ballkanit”, Ratko Mlladiç nga Gjykata e Hagës, duke thënë se dënimi i tij përmbush premtimin për drejtësi që kishin bërë 25 vjet më parë.
 
Kryeministri kroat: Mladiç të dënohej edhe për krimet në Kroaci

Postuar: 22/11/2017 - 18:23

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç vlerësoi sot se dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç për krimet në Bosnje- Hercegovinë është i drejtë, por shprehu keqardhje pse pje
Veseli për dënimin: Burgimi i përjetshëm për Mlladiç është ngushëllim për familjet e masakruara

Postuar: 22/11/2017 - 18:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke komentuar dënimin me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiç për gjenocidin në Bosnje, tha se është një ngushëllim që kanë mer
Qeveria Haradinaj: Dënimi i Mlladiç vendosje e drejtësisë, kriminelët nuk duhet të ligjërojnë nëpër akademi

Postuar: 22/11/2017 - 18:19

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi se dënimi i Ratko Mladiç me burg të përjetshëm është vendosje e drejtësisë ndërkombëtare dhe sjell qetësi për viktimat e luftës në Bos
Haradinaj: BE Serbinë do ta bëjë anëtare, neve s’na heq as vizat

Postuar: 22/11/2017 - 18:06

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka dërguar ankesa në takimin e fundit në Bruksel, pasi Serbia ka arritur të kalojë pragun për të qenë pjesë e Bashkimit E
Gjykata e Hagës: Dënim i përjetshëm për "Kasapin e Bosnjes", Ratko Mlladiç

Postuar: 22/11/2017 - 17:57

Përjetësisht në burg!

Bosnje-Herzegovinë, Dodik: Kosova nuk ishte asnjëherë pjesë e Serbisë, Veriu po

Postuar: 20/11/2017 - 16:43

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, ka thënë sot se referendumi i pavarësisë aktualisht nuk është një çështje institucionale.