Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Serbi, opozita bojkoton kuvendin, kërkon zgjedhje të parakohshme

Postuar: 11/02/2019 - 19:49

Partitë opozitare të Serbisë njoftuan sot se kanë nisur bojkotimin e kuvendit në shenjë solidarizimi me vargun e protestave kundër presidentit të vendit Aleksandar Vuçiç.
 
Grupi i partive opozitare dhe disa organizatave, i njohur me emrin “Aleanca për Serbinë”, ka thënë se deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në seancat e kuvendit derisa të plotësohen kërkesat e protestuesve dhe derisa të krijohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të drejta.
 
Ky vendim i opozitës serbe erdhi pas protestave të përjavshme të mijëra njerëzve, të cilat filluan në dhjetor të vitit të kaluar në Beograd dhe tashmë janë shpërndarë në disa qytete tjera.
 
Protestuesit po e kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke e akuzuar presidentin për shkelje të lirive demokratike, shtypje të kundërshtarëve politikë dhe vënien e kontrollit në medie. Sidoqoftë, ai i ka mohuar këto akuza dhe ka refuzuar t’i plotësojë kërkesat e protestuesve.
 
“Ne nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një fasade të demokracisë dhe t’i japim legjitimitet një regjimi totalitar, i cili e shtyp opozitën dhe që rivalët politikë i cilëson si armiq të shtetit”, thuhet në deklaratën e grupit të partive opozitare.
 
Kryetari i lëvizjes djathtiste “Dveri”, Bosko Obradoviç, ka thënë se deputetët e aleancës së tyre do t’i bojkotojnë seancat plenare, por do të qëndrojnë brenda ndërtesës së kuvendit për të mbajtur konferenca për shtyp dhe për të dhënë njoftime të ndryshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 07:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar dje përvjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një letre dërguar presidentit Hashim Thaçi, ku ka siguruar për mbështetjen amerikane për suksesin e

Postuar: 15/02/2019 - 19:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Prishtina ka sjellë gjithkënd që ka mundur n

Postuar: 15/02/2019 - 19:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ësht

Postuar: 15/02/2019 - 16:33

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka zhvilluar një takim me një delegacion të Sh

Postuar: 15/02/2019 - 15:56

Kryetari i PDK dhe njëherësh kryparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka kërkuar që të bëhet pezu

Postuar: 15/02/2019 - 15:45

Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator, Shpend Ahmeti tha se dialogu duhet të përfundojë me njohje

Postuar: 15/02/2019 - 15:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një letre dërguar presiden