Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Serbi, provokon Vulin: Manovrat ushtarake mesazh për miqtë e armiqtë

Postuar: 10/09/2019 - 17:30

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se ushtrimet ushtarake të ushtrisë serbe janë një mesazh për miqtë dhe për armiqtë e Serbisë.
 
Një gjë të tillë Vulin e ka thënë në një intervistë për televizionin publik serb, duke potencuar se Serbia është e qëndrueshme dhe e gatshme të mbrojë veten dhe serbët kudo që jetojnë. 
 
“Serbia është e qëndrueshme dhe e gatshme të mbrojë veten, paqen dhe serbët kudo që jetojnë”, ka thënë Vulin, shkruan B92.  
 
Vulin ndër të tjera ka thënë që presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, si shef i ushtrisë serbe, është i njoftuar për çdo ditë me zhvillimet brenda ushtrisë, prandaj duhet t’i besohet Vuçic kur thotë se “ushtria e Serbisë është më e fortë se më përpara”. 
 
Ndër të tjera, Vulin ka thënë se sa herë që Serbia ka qenë më e fuqishme, Ballkani ka qenë më i qetë. 
 
“Në rast të problemeve, askush nuk do të vijë të na ndihmojë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të forcojmë vetë ushtrinë dhe të rrisim vetëdijen për nevojën e përgatitjes dhe për mbrojtjen e vendit”, është shprehur tutje ministri serb. 
 
Serbia është shteti që investon më së shumti në ushtri. Në një studim të publikuar së fundi, Serbia vetëm si shtet, investon në ushtri se të gjithë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 21:48

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar në telefon me të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
 

Postuar: 16/09/2019 - 21:41

Lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor

Postuar: 16/09/2019 - 19:19

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu

Postuar: 16/09/2019 - 19:08

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka folur për marrëveshjen e mundshme mes Serbisë dhe Kosovës

Postuar: 16/09/2019 - 18:59

Policia ka arrestuar sot dy ish-ushtarë të ushtrisë serbe të Bosnies, Radovan Paprica dhe Slavk

Postuar: 16/09/2019 - 18:39

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër n

Postuar: 16/09/2019 - 16:43

Kuvendi i Kosovës po shënon Ditën e Demokracisë me moton “Pjesëmarrja”.