BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Serbi, Vuçiç flet hapur: Amerika pret që ne ta njohim Kosovën si shtet të pavarur

Serbi, Vuçiç flet hapur: Amerika pret që ne ta njohim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka thënë dje hapur opinionit serb se Amerika pret nga vendi i tij që ta njohë Pavarësinë e Kosovës, duke sugjeruar kështu afrimin e finales së mbylljes së konfliktit. Në një intervistë për mediat, presidenti serb ka vlerësuar interesimin e perëndimit për çështjen e hapur mes dy vendeve dhe falënderoi ambasadorin amerikan në Beograd në largim, Kyle Scott, duke thënë se ka luftuar për një marrëdhënie më të mirë me Serbinë në mandatin e tij. “Përparim është bërë në atë drejtim që ne sot mund të flasim hapur me Amerikën dhe askush nuk po na imponon asgjë. Ata mund të mos e kenë ndryshuar qëndrimin e tyre për Kosovën, por ne po flasim hapur. Edhe pse Amerika pret që ne të njohim pavarësinë e Kosovës, qëndrimi ynë për këtë çështje sot po dëgjohet”, shtoi ai. Ai më tej tentoi sërish të përgatiste opinionin serb për kompromise të mundshme në zgjidhjen e konfliktit. “Kemi një punë të vështirë përpara. SHBA pret nga Serbia, siç e keni parë në letrën e Presidentit Trump, që ta njohë Kosovën. Mos të mashtrojmë popullin. Në një formë më të butë, ose këtë do ta lënë për fund, këtë do ta thonë edhe vendet tjera perëndimore që e kanë njohur Kosovën. Kështu qëndrojnë gjërat në Perëndim” ka thënë Vuçiç.

Zgjedhjet në Kosovë

Kreu i shtetit serb tha mes tjerash se Serbinë po e pret një vjeshtë e vështirë, ndërsa duke folur për zgjedhjet e 6 tetorit që mbahen në Kosovë, Vuçiç thotë se shqiptarët kanë shumë mënyra për t’i eliminuar serbët dhe influencën e Beogradit. Ai tha se javën tjetër, gjatë sesionit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të ketë një numër të madh takimesh me zyrtarë botërorë dhe se këto bisedime do të jenë të vështira sepse Kosova do të jetë një temë mbizotëruese. “Do të kem takime të panumërta në New York. Me njerëzit e BE, shumë takime bilaterale, përsëri me Kancelaren Merkel, gjë që është një kënaqësi për mua”, theksoi Vuçiç. Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, i cili është në përfundim të misionit, tha se as Beogradi dhe as Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga ngecja aktuale e dialogut, dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje do të thoshte stabilitet më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Inkurajimi i Scott

Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të inkurajojnë kthimin e palëve në dialog. Diplomati amerikan tha se qeveria e re në Prishtinë duke të jetë e gatshme të heqë taksën ndaj mallrave serbe, përderisa nga Beogradi pritet të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Scott dhe Aleksandar Vuçiç ranë dakord se emërimi i Matthew Palmer si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, shfaq dëshirën e SHBA për të mbështetur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Vuçiç ka insistuar vazhdimisht edhe me fuqitë perëndimore se Serbia nuk do të pranojë një marrëveshje për Kosovën në këmbim të asgjëje për vete. “Unë nuk e di se cila është ideja. Ajo që unë kisha si ide u refuzua nga të gjithë. Askush nuk e pëlqeu. Le të shohim se cila është ideja juaj, sepse ende nuk e kam dëgjuar, përveçse pashë më shumë presion mbi mua. Serbia nuk mund të pajtohet me pavarësinë ( e Kosovës) nëse Serbia nuk merr asgjë”, ka thënë Vuçiç më herët për mediat serbe. Ai tha se ua ka bërë të qartë të gjithë bashkëbiseduesve në bashkësinë ndërkombëtare, se nuk do të ketë zgjidhje nëse dikush mendon se Serbia duhet të poshtërohet. Duke folur për faktin se si të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë ndryshuar ambasadorët e tyre në Beograd, dhe nëse kjo ka ndonjë lidhje me çështjen e Kosovës, Vuçiç tha se ata “me siguri nuk kanë ardhur për të kontrolluar ndryshimin e klimës në Serbi”.

Andi Lamko