
E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

“Serbia e ka kuptuar se po e tradhton...”/ Media greke bën deklaratën e bujshme: Vuçiç merr ‘thikë pas shpine’

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Maj 2022

Media më e madhe greke “Kathimerini” ka botuar një shkrim për marrëdhëniet e komplikuara të javëve të fundit mes Rusisë dhe Serbisë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po kalon kohë të vështira. Deri tani ishte i gëzuar se kishte arritur të mbajë baraspeshën mes Rusisë dhe Perëndimit, duke “thithur” edhe diçka nga Kina dhe Turqia, të cilat i sillnin fitore në zgjedhje duke e përdorur taktikën e “mbajtjes së marrëdhënieve të mira me të gjithë për të përfituar Serbia.”
Sidoqoftë, me krizën në Ukrainë, gjërat janë vështirësuar për të. Tashmë ai është nën presionin perëndimor për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Më tutje, media greke tregon se përveç kësaj ane, vështirësi të mëdha i vinë Serbisë edhe nga vetë Rusia, që po përdor gjithmonë e më tepër pretekstin e Kosovës për të njohur Pavarësinë e Doneskut dhe Luhansit. Më e dhimbshme për serbët ishte përmendja e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë që e shpalli të ligjshme pavarësinë e Kosovës.
Nëse Moska heq bllokimin e njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, atëherë kjo do ishte humbje zyrtare e Beogradit për Kosovën. Kjo do nxiste që edhe institucionet tjera ndërkombëtare të cilat akoma kanë hezituar, në të ardhmen të pranonin njohjen e Kosovës.
Kjo do ishte një “game over” për Serbinë. Lideri serb po reziston, por ka marrë një “thikë pas shpine” nga Putini.
Cinizmi i Putinit në krahasimin e Kosovës me territoret e kontestuara në lindje të Ukrainës, është një shok për Beogradin. Vuçiç dhe diplomatët e tij kuptojnë më së miri se “protektori i madh” i tyre shfaq realitetin e thënies së kryeministrit britanik Lord Palmerston, që në politikë “nuk ka miq të përhershëm, por ka interesa të përhershme.”
Putin përdor Kosovën për planet e tij gjeopolitike. Ai tashmë është i gatshëm të bisedojë, nëse është e nevojshme, për të legalizuar “pavarësinë” e territoreve të marra në lindje të Ukrainës. Ky realitet, e dobëson akoma më shumë Vuçiçin për t’i rezistuar presionit në rritje të Perëndimit ndaj Kosovës.
Më të lexuarat


Kanë kapur shifrën e 48.7 gradë celsius/ Vala e të nxehtit ka përfshirë Evropën, po thyhen të gjitha rekordet e temperaturave

Anglia i pret shpresat Vuçiçit për “Ballkanin e Hapur” dhe rrit prezencën ushtarake në rajon, ja si Londra do të parandalojë skenarët destabilizues të Moskës

Ndizen tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, Vuçiç paralajmëroi se Prishtina do të sulmojë më 1 tetor Beogradin, ndërhyn BE: Nuk lejojmë të ketë krizë

E tmerrshme, me maskë dhe me pistoletë, si i grabitën 600 euro pronarit të dyqanit

Parashikohen stuhi të fuqishme dhe reshje të dendura

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Nuk ka qetësi! Një tërmet i fortë godet këtë shtet

Lajçak paralajmëron zhvillime të reja: Mund të ketë një takim Kurti-Vuçiç para pushimeve të verës në Bruksel

‘Çmendet’ moti në shtetin fqinj me Shqipërinë, breshëri sa një kokërr vezë zbardh rrugët, lëndohet një grua

Erdogan kërcënon me daljen nga NATO, ja pse konflikti i ndezur mes Greqisë dhe Turqisë mund të shkaktojë një luftë të madhe në rajon
