BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja
x
BREAKING NEWS

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së
x
BREAKING NEWS

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e zgjedhjes së kryetarit të PD-së

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e
x
BREAKING NEWS

Çështja Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati i tyre zbardh detajet

Çështja Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati
x
BREAKING NEWS

Vangjush Dako dhe biznesmeni në burg, kush është ende në kërkim (Lista zyrtare)

Vangjush Dako dhe biznesmeni në burg, kush është ende në
x

Rajoni

Serbia i bën presion Kosovës: Asociacioni është vija jonë e kuqe, të themelohet tani

Serbia i bën presion Kosovës: Asociacioni është vija

Drejtori i të Ashtuquajturës Zyrë për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviç, theksoi ditën e djeshme se situata e nxehtë politike në Kosovë është treguesi më i mirë se sa shumë luftoi Serbia në Ohër. Në një paraqitje të ftuar në TV Happy, ai ka deklaruar se është ushtruar presion ndaj Kosovës për të formuar atë që ka refuzuar me vite. “Në Prishtinë nuk mund të pajtohen me faktin se do të formohet Asosacioni. Kur shikoni se sa dhunshëm po sillen në Prishtinë, gjithë kjo është një tregues se jemi në rrugën e duhur kur është fjala për marrëdhëniet tona me Kosovën e Metohinë, për të ruajtur popullin tonë”, tha Petkoviç. Ai shtoi se duhet aftësi politike, aftësi dhe guxim për të thënë atë që nuk është e pranueshme për popullin serb, dhe nga ana tjetër për të qëndruar në rrugën evropiane. “Duhet të tregohemi të urtë dhe të mbrojmë interesat tona kombëtare. Kur arrin të pajtohesh për BKS-në me të gjitha kompetencat, dhe nuk e shkel Kushtetutën e Serbisë, duhet aftësi dhe guxim të thuash: këto janë vijat tona të kuqe. Ne u kujdesem për çdo fjalë në propozimin evropian. Vuçiç tha qartë se ne jemi shtet sovran dhe se ne nuk do ta njohim as de fakto dhe as de jure pavarësinë e Kosovës e Metohisë dhe nuk do ta pranojmë anëtarësimin në OKB”, ka vlerësuar Petkoviç.  Ai ka shtuar se opozita në Serbi po bën njësoj si opozita në Prishtinë. “Kanë thënë se BKS nuk do të thotë asgjë, pyesni njerëzit tanë në Kosovë e Metohi se çfarë do të thotë BKS për ta. Vetë fakti që në Prishtinë po reagojnë kështu tregon rëndësinë e BKS-së. Opozita nuk ka politikë, ata dinë vetëm të sulmojnë presidentin Vuçiç. Ashtu si luftoi Vuçiq në Ohër nuk mund ta bënte askush. Bëhet fjalë për mungesën e përgjegjësisë së tyre. Kur panë që asgjë nuk ishte nënshkruar thanë se nënshkrimi nuk ishte i rëndësishëm. Sigurisht që është e rëndësishme, prandaj nuk ramë dakord të nënshkruajmë asgjë”, tha Petkoviç.

Më të lexuarat