BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Rajoni

Serbia kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën, Vuçiç sfidon amerikanët dhe paralajmëron se do të nxjerrë fakte tronditëse për Prishtinën

Serbia kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit

“Kemi marrë urdhër nga presidenti Aleksandër Vuçiç që të fillojmë të gjitha përgatitjet dhe procedurat për thirrjen e seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën në Kosovë”. Lajmin e ka dhënë i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. “Është çështje ditësh se kur do ta dërgojmë kërkesën dhe kur do të mbahet ajo seancë”, ka shtuar ai. Deklaratat e Petkoviçit kanë ardhur pasi Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi dje se ka arrestuar tre persona të komunitetit serb, nën dyshimet për kryerje të “krimeve të luftës kundër popullsisë civile”. “Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, tre të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë”, është thënë në njoftim, pa u specifikuar se për çfarë krime lufte akuzohen ata. Duke i komentuar këto arrestime, Petkoviç pretendoi, “se arrestimet e serbëve nga Kosova janë kryer vetëm me urdhër të Albin Kurtit”, i cili, siç tha ai, “dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova”. “Në Zveçan, policia ka bllokuar tërë Zveçanin dhe më pas ka arrestuar babanë e tre fëmijëve dhe e ka çuar në drejtim të Prishtinës. Ata arrestuan edhe një serb të tretë, një burrë 73-vjeçar. Ai literalisht u rrëmbye”, tha Petkoviç.

Reagimi i ashpër i Vuçiç

Sot Vuçiç do të mbajë fjalim përpara pjesëmarrësve të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Tema kryesore e fjalimit tim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të jenë parimet e së drejtës ndërkombëtare, sigurisht që do të flas edhe për Kosovën. Unë do t'i them faktet, do të them të vërtetën... shumë nuk do t'i pëlqejë”, tha Vuçiç. Nga ana tjetër presidenti serb ka bërë një deklaratë shumë të fortë nga New York për Kosovën. “Jemi duke zhvilluar intensivisht bisedime me përfaqësues ndërkombëtarë për Kosovën. Ne po bëjmë gjithçka në fuqinë tonë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë është puna jonë dhe çfarë lloj pune është të mbrojmë interesat e njerëzve tanë. I ftoj të gjithë të reagojnë, të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre që serbët të mbijetojnë në zonën e Kosovës dhe Metohisë. E informova edhe kryeministrin spanjoll, i cili përndryshe është mik i sinqertë dhe i madh i Serbisë, për gjithçka që po ndodh. Kam folur sërish me Charles Michel dhe me shumë përfaqësues të BE-së. Shpresoj që ata t'i kuptojnë mirë mesazhet tona”, tha presidenti.  Gjithashtu Vuçiç ka sfiduar Perëndmin dhe NATO. “Është interesante se si kroatët dhe të djathtët në Serbi nxjerrin përfundime të ndryshme. Duhet të keni parasysh se Serbia nuk është anëtare e ODBK-së apo NATO-s. Armenia nuk ishte neutrale, por po braktiste pozicionet e saj. Nuk do të hyj në pozicionin armen, që sigurisht është i vështirë, është një popull miqësor me ne. Përsa na përket ne jemi ushtarakisht neutralë, nuk do të na diktojnë as rusët, as amerikanët, as gjermanët, as kushdo me të cilin do të bëjmë stërvitje, ne mund të mbështetemi vetëm te vetja. Disa do të thonë “po na lanë rusët”, që është e vërtetë dhe as sot e kësaj dite nuk e dimë pse u larguan nga Kosova dhe pse ne mbetëm vetëm në atë moment, por nuk do të dëgjojnë argumentin se rusët na bombarduan. Vuçiq theksoi se Serbia është e vogël, se përpiqet të bashkëpunojë me të gjithë, duke shtuar se kur është fjala për të llogaritur në dikë, ne gjithmonë do të mund të llogarisim vetëm te vetja. Prandaj na duhet një ushtri e fortë, një ekonomi e fortë dhe mendoj se po e bëjmë këtë. Ushtria jonë është shumë më e fortë dhe do të jetë edhe më e fortë. Ne po investojmë shumë dhe do të vazhdojmë të investojmë dhe blejmë. Pres shumë nga vizita në Republikën e Kinës, e cila besoj se do të jetë një nga vizitat më të rëndësishme në historinë e Serbisë në 30 vitet e fundit”, tha Vuçiç. Ai u shpreh se nuk ka frikë nga zgjedhjet, por nga situata në Kosovë. “Tani jemi plotësisht të përkushtuar ndaj asaj që po ndodh në Kosovë dhe Metohi dhe vizitojmë PRC për shumë arsye. Duhet të shohim se tek kush dhe në çfarë mase mund të mbështetemi. Kjo tashmë po bëhet një paturpësi që Kurti po e bën pa reaguar askush”, tha presidenti.