Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Serbia po përpiqet ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Serbia po përpiqet ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Postuar: 15/07/2017 - 16:59

Megjithëse pranimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim nga Interpoli nuk do të thotë anëtarësim automatik, Serbia tashmë ka nisur lobimin në shumë shtete që një gjë e tillë të mos lejohet të ndodhë.
 
Interpoli është një nga katër organizatat në të cilat Kosova nuk ka qenë në gjendje të bashkohet, shkruan e pritshmja serbe Blic, në saj të aktivitetit diplomatik të Serbisë dhe ndihmës së vendeve të veçanta kryesisht Rusisë, sicc është dhe anëtarësimi në OKB-së, Këshillin e Evropës dhe UNESCO.
 
Ministri i Brendshëm kosovar, Skënder Hyseni zyrtarisht njoftoi se Interpol ka pranuar kërkesën e Prishtinës zyrtare por rruga drejt anëtarësimit mund të jetë shumë e gjatë. Që nga viti 2010, Kosova është duke u përpjekur të bëhet pjesë e Interpolit dhe hera e fundit që kërkesa e tyre është hequr nga rendi i ditës ka qenë në fund të majit në Lion.
 
Sipas ‘Blic’, Serbia ka lobuar me shtetet anëtare për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol duke formuar një grup pune të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Zyrës për Kosovë.
Burime të MPB serbe thonë se janë duke bërë të pamundurën të pengojnë hyrjen e Kosovës në Interpol. Shumica e dy të tretave do të jenë e nevojshme që të votohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë. Përpos Rusisë dhe Kinës, Kosovën nuk e mbështesin as India, Brazili, Spanja, Qipro, Greqia, Sllovakia, Bosnja dhe Hercegovina.
Argumenti i Serbisë është se Prishtina po tenton të futet në Interpol e përfaqësuar nga UNMIK-u dhe në çdo rast pozicioni i Kosovës nuk është i mirë.
Sipas informacioneve të gazetës, në dhjetor do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, dhe nuk përjashtohet mundësia që në vjeshtë të diskutohet anëtarësimi i saj në UNESCO.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Zaev: Marrëveshja historike me Bullgarinë do nënshkruhet në dy gjuhët

Postuar: 26/07/2017 - 20:08

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha sot se marrëveshja historike e fqinjësisë me Bulgarinë do të nënshkruhet në guhën maqedone dhe atë bullgare.
 
BE pezullon financat e projekteve të asistencës në Mitrovicë

Postuar: 26/07/2017 - 19:59

Gjermania dhe Franca thanw sot se mbështesin plotësisht vendimin e Përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë për pezullimin e mbështetjes financiare prej 7,8 mili
Francë, 12,000 të evakuar nga zjarret në 3 qytete bregdetare

Postuar: 26/07/2017 - 16:16

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e më shumë se 12,000 njerëzve në qyetin bregdetar kodrinor të Cote d'Azur teksa zjarret mbizotëronin për të tretën ditë radha
BE, Kriza e emigracionit/ Gjykata austriake vendos për depërtimin e azilkërkuesve

Postuar: 26/07/2017 - 16:13

Një gjykatë e lartë e BE vendosi sot se refugjatët në BE mund të deportohen drejt vendit të parë të mbërritjes, edhe në rrethana të jashtëzakonshme.
Vuçiç: Ta zgjidhim nyjën gordiane të Kosovës

Postuar: 24/07/2017 - 21:26

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka shkruar dje se Serbia duhet të nisë dialogun e brendshëm për zgjidhjen e asaj që ai quajti "nyja gordiane" e Kosovës, në mënyrë
Thaçi: Parlamenti i Kosovës mblidhet më 3 gusht

Postuar: 24/07/2017 - 21:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi sot që mbledhja e parë e parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, të mbahet më 3 gu
Thatësira në Itali, 10 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Postuar: 24/07/2017 - 20:33

Italia është në rrezik thatësire.