BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Rajoni

Serbia rihap kufijtë, ndryshohen kushtet për hyrjen në kuadër të masave anti-Covid

Serbia rihap kufijtë, ndryshohen kushtet për hyrjen në

Qeveria serbe vendosi të enjten për rihapjen kufijve të vendit, pasi i kishte mbyllur ato më 15 mars, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Më parë autoritetet serbe kërkonin që qytetarët të cilët ktheheshin nga vendet tjera të posedonin një test negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose në të kundërtën detyroheshin të kalonin në izolim për një periudhë 14-ditore. Por, kjo masë nuk do të vlejë më.

"Pas përmirësimit të situatës me pandeminë, qeveria vendosi të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit dhe miratimin e komisionit", thuhet në një deklaratë të qeverisë së Serbisë.

Në kuadër të masave kundër pandemisë, Serbia gjithashtu kishte mbyllur restorante, kafene, shkolla dhe kopshte. Por, këto masa janë hequr dhe tani njerëzve u kërkohet vetëm të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska kur janë jashtë shtëpisë.

Serbia ka regjistruar rreth 11.000 raste me COVID-19, nga të cilat 237 kanë qenë fatale. REL