BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Rajoni

Serbia shton masat për situatën emergjente, për t’i bërë ballë pandemisë së koronavirusit

Serbia shton masat për situatën emergjente, për t’i

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi marrjen e masave për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vend. Ai deklaroi mbylljen e të gjitha vendkalimeve kufitare, si rrugore dhe ato hekurudhore. Masa hyn në fuqi të premten në orën 20:00. Sot u pezullua i gjithë trafiku tregtar ajror.

"Ne presim një rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim", tha presidenti, duke shtuar se Klinika e Sëmundjeve Infektive në Beograd është pothuajse e mbushur me pacientë.

Deri më tani dy të infektuar kanë dalë nga spitali dhe tre të tjerë pritet të dalin të premten.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi ka arritur në 103 persona.

Vuçiç tha se në vendet e tjera, pasi kaloi numrin e 100 pacientëve, filloi rritja më e shpejtë e numrit të të infektuarve.