BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Rajoni

Serbia “tregon muskujt”, ministri i Mbrojtjes “mburret” me ushtrinë: Do të vazhdojmë të armatosemi sa të jetë e mundur

Serbia “tregon muskujt”, ministri i Mbrojtjes “mburret”

Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç, nuk humbet asnjë rast për të “treguar muskujt” e vendit të tij, sidomos lidhur me ushtrinë apo armatosjen. Së fundmi, ai ka theksuar për emisionin “Mëngjes”, se Forcat e Armatosura të Serbisë do të vazhdojnë të armatosen kudo që të munden për të qenë të lira dhe të pavarura. “Nislisë dhe jugut të Serbisë i treguam se çfarë po bënte Ushtria Serbe në vitet e kaluara, që të jenë më të fortë dhe të mbrojnë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kemi shumë më tepër në krahasim me periudhat që janë pas. Jo për të hyrë në listat se kush është më i mirë, por për të pasur komoditetin e të qenit i lirë. Një ushtri e fortë është garantuesi i paqes dhe lirisë”, tha Vuçeviç. Më pas ai ndau disa detaje nga një bisedë me presidentin Aleksandër Vuçiç. “Në mëngjes pata një bisedë të gjatë me presidentin, ai ka gjithmonë kërkesa dhe pritshmëri të reja, biseduam për armatim të mëtejshëm. Ne do të armatosemi kudo që të mundemi. Gjithçka që i duhet ushtrisë serbe për të qenë më e fortë, do ta marrim. Kemi diçka të re dhe nuk po mburremi”, tha ai, referuar mjeteve luftarake. “Nëse do të shkoja te faktori njerëzor, më e rëndësishmja është që paga më të larta, uniforma më të mira, dhe nga armët do të veçoja FK-3, kjo është diçka që mbron qiellin. Shpresoj se do t'i bëjmë të tjerët të jenë të lirë dhe të pavarur”, tha Vuçeviç, pa aspak modesti. Jo pak herë, ministri serb ka deklaruar se ushtria është e aftë dhe e gatshme për luftë por nuk dëshiron që gjërat të shkojnë deri aty. Retorika e tij u bë edhe më agresive, në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Ndaj çdo deklaratë e tij duket se i referohet pikërisht qeverisë në Prishtinë.

Më të lexuarat