BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Rajoni

Serbia votoi! Anketat kanë parashikuar fitoren e qartë të partinë së presidentit Alexander Vuçiç

Serbia votoi! Anketat kanë parashikuar fitoren e qartë të

Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët zgjodhën të dielën një parlament të ri. Deri në drekë, votën e tyre e kishin dhënë pak më shumë se një e katërta e afro 6.5 milionë votuesve. Pjesëmarrja në votim, në orën 5 të mbrëmjes, me tre orë të mbetura në votim ishte 37 për qind, 6.5 pikë më pak nga koha përkatëse në vitin 2016. Pastaj shifra përfundimtare arriti në 56 për qind.

Anketat kanë parashikuar një fitore të qartë për Partinë Konservatore Progresive Serbe (SNS) të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Në orën 20.00 në Serbi sipas planit u mbyllën kutitë e votimit.

Disa parti opozitare i bojkotuan zgjedhjet. Ato e akuzojnë Vuçiçin për një stil qeverisës gjithnjë e më autokratik dhe kufizime në lirinë e zgjedhjes. Vetë presidenti nuk kandidoi për parlamentin, por ai e mbizotëroi fushatën e partisë së tij. "Aleksandar Vucic - për fëmijët tanë", shkruhej në posterët e zgjedhjeve.

Sondazhet paraprake kanë parashikuar për SNS-në e Vuçiçit, i cili qeveris që nga viti 2012, më shumë se 50 për qind të votave. Popullariteti i partisë në pushtet kohët e fundit ishte rritur ndjeshëm për shkak të nivelit të lartë të miratimit publik për masat ndaj koronavirusit.

Kushtetuta e Serbisë parashikon vetëm detyra përfaqësuese për kreun e shtetit. Vuçiç 50-vjeçar, i cili ka qenë dy herë kryeministër para se të zgjidhej president, në të vërtetë i ka të gjitha fijet e pushtetit në dorë në vendin e tij.

Të dielën u zgjodhën edhe parlamentet komunalë serbe. Zgjedhjet duhet të zhvilloheshin në prill, por u shtynë për shkak të kufizimeve të rrepta të pandemisë. DW