BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

SHBA-BE vënë në rresht Vuçiç dhe Kurtin, dy liderët zbusin retorikën për dialogun mes dy vendeve

SHBA-BE vënë në rresht Vuçiç dhe Kurtin, dy

Pas vizitave të të dërguarit të Bashkimit Europian Miroslav Lajçak dhe Zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan Matthew Palmer në Prishtinë dhe Beograd, retorikat “kryengritëse” të liderëve të këtyre dy shteteve janë sheshuar. Qëndrimi i dy diplomatëve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd, gjatë kësaj jave, kishte për qëllim përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte deklaruar se Asociacion një etnik në Kosovë nuk mund të ketë, referuar Asociacionit të Komunave serbe. Deklarata e Kurtit shkaktoi reagimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili u shpreh se në rast se në takimin i cili do të mbahet në Bruksel nuk do të diskutohej për bashkimin e komunave serbe atëherë është e kotë që takimi të mbahej. Ndërkohë deklaratat e djeshme kanë qenë tërësisht të kundërta me retorikat e ashpra të përdorura mes Kurtit dhe Vuçiçit. Presidenti serb ka deklaruar ditën e djeshme se nuk është në favor dhe mbështetje të një konflikti të ngrirë mes shtetit që ai drejton dhe Kosovës. Vuçiç është shprehur se nuk dëshiron që tu lërë brezit pasardhës probleme, çka tregon se është i gatshëm që të firmosë një marrëveshje me shtetin e Kosovës, marrëveshje për të cilën ende nuk dihet asnjë detaj. “Dialogu do të vazhdojë në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Është çështje ditësh. Serbia do t’i përgjigjet ftesës dhe do të jetë e gatshme për të diskutuar një zgjidhje kompromisi, por jo poshtërimi”, është shprehur Vuçiç në një deklaratë në televizionin kombëtar ku i është drejtuar kombit. Presidenti serb gjithashtu shprehu gatishmërinë për të paraqitur një raport në Parlamentin e Serbisë mbi dialogun me Kosovën para ose pas vazhdimit të tij në Bruksel. I pari i shtetit seb është treguar gjithashtu i gatshëm që të tregojë përkushtimin serb në zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve nga Kosova, por ai gjithashtu pret që pala shqiptare të angazhohet në këtë çështje. “Ideja jonë është … Tregoni (drejtuar shqiptarëve) ku mendoni se ka varre, ne do ta gërmojmë atë vend. Të njëjtën gjë po e kërkojmë edhe nga ata”, shtoi Vuçiç. Ai është shprehur se zv ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer dhe përfaqësuesi i BE për dialogun Miroslav Lajçak i kanë bërë të qartë se mbrojnë idenë e njohjes së Kosovës. “Ata e dinë se për çfarë mund të flasin me përfaqësuesit e Serbisë. Dhe cilat janë dëshirat e tyre, kjo është një çështje tjetër. Palmer mbron idenë e njohjes së Kosovës, nuk kam për çfarë të ankohem. E jona është që të luftojmë. Ajo që do të ndodhë më 8 qershor (vendimi në Hagë për Ratko Mladiç) ose në Bruksel nuk është e lehtë. Ju e dini që fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë vendimin e tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Vuçiç.

Bashkimi Europian

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka bërë me dije ditën e djeshme se unioni ende nuk e ka caktuar as datën në të cilën do të zhvillohet takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, dhe as ka përcaktuar axhendën që do të ndiqet në këtë takim. “Ne do të njoftojmë për datën, kohën dhe agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut kur është koha e përshtatshme”, ka deklaruar Stano.

Ndërkohë, kryeministri Kurti ka theksuar se qeveria e tij ka një program qeverisës dhe një plan për dialog, duke shtuar se dialogu me Serbinë do të jetë i ri, e jo vazhdim. Kurti është zotuar se do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për çdo zhvillim që do të ndodhë në Bruksel. “Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut por përballja e parë, apo takimi i parë me Vuçiçin me të cilin s’jam takuar asnjëherë, për dallim me tryezën që është mbajtur me mbi 30 veta në shkurt të vitit 2020 në konferencën e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Është takimi i parë dhe aty do ta shohim se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm, është takim i dialogut të ardhshëm por nuk është vazhdim për dialogun e mëhershëm”, ka thënë Kurti.