BREAKING NEWS

Çfarë dyshohet? SPAK shtrinë hetimin edhe jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn

Çfarë dyshohet? SPAK shtrinë hetimin edhe jashtë
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që tregon lidhjet ruse të Monika Kryemadhit dhe pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit

Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që
x
BREAKING NEWS

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën, ja si koalicioni i “non gratave” po shkon në zgjedhjet e 14 majit me ngjyrat e flamurit rus

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën,
x
BREAKING NEWS

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e
x
BREAKING NEWS

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën,
x
BREAKING NEWS

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i
x
BREAKING NEWS

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po
x

Rajoni

SHBA bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE, media në serbi zbardh detajet e forta (Arsyeja)

SHBA bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE, media në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende anëtare të BE-së kanë bllokuar përkohësisht anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këto pretendime janë ngritur nga media “Euronews Serbia”, e cila citon burime diplomatike në Evropë.

Sipas saj, Uashingtoni ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në KiE të mos vihet në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës derisa “Kosova të mbajë një qëndrim më konstruktiv për Asosacionin, i cili do t'i hapte rrugën propozimit të marrëveshjes bazë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

“Euronews Serbia” shkruan se këtij qëndrimi të SHBA i janë bashkuar Italia, Franca dhe Gjermania.

Duke cituar një zëdhënës të ambasadës amerikane, në artikull thuhet se qëndrimi i SHBA-së është bërë i njohur.

“Pozicioni i SHBA-së është i mirënjohur. Siç vunë në dukje dje në tekstin e tyre, këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Scholl dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, koha për të krijuar Asosacionin është tani. Përveç kësaj, ne nuk mund të komentojmë korrespondencën diplomatike”, është shprehur zëdhënësi i ambasadës amerikane për median serbe.

Kujtojmë se anëtarësimi i Kosovës në KiE ka qenë një çështje e hapur që në maj të vitit të kaluar.

Zyrtarët perëndimorë kanë deklaruar se presionet ndaj Prishtinës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mund të rriten për shkak të qëndrimit të tyre ndaj formimit të Asociacionit.

Më të lexuarat