Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA paralajmëron sanksione ndaj Serbinë pas blerjes së sistemit raketor rus “Pantsir”

Postuar: 07/11/2019 - 07:21

Megjithëse presidenti serb dha garanci dje se sistemi raketor i sapo blerë nga Rusia është vetëm për mbrojtje, administrata e presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të vendosë sanksione të rënda ndaj Beogradit nëse investon në armë të tilla shkatërruese. Mediat vendase thanë dje se në Serbi pritet të shkojë të premten kreu amerikan i Task Force 231, Thomas Zarzecki, për shkak të njoftimit të blerjes së sistemit rus Pantsir që kombinon raketa, artileri dhe armë mitralimi, duke u cilësuar si një ndër armët më efektive kundër sulmeve ajrore. Serbia porositi katër bateri të tilla në vitin 2018 dhe tashmë po kryhen dërgesat. Rritja e influencës së Kremlinit në Serbi është një shqetësim për BE teksa shteti ballkanik ka shprehur dëshirën për anëtarësim në bllok edhe pse nuk pranon të anëtarësohet në NATO dhe refuzon të mbështesë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Por kjo e fundit ka vijuar armatosjen e Serbisë me armatime tokësore ajrore e madje dhe avionë gjuajtës, tanke e helikopterë. Pantsir hyn te sistemet e avancuara të armëve konvencionale që janë objekt i Byrosë së Sigurisë Ndërkombëtare dhe Mospërhapjes së Armëve në Departamentin e Shtetit. Vendi i fundit që u vendos nën sanksione për blerje armësh nga Rusia është Turqia, e cila bleu sistemin e avancuar S 400.

Vuçiç: Serbia kërkon vetëm të mbrohet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po shfajësohej dje në një intervistë në televizion, duke thënë se kishte zgjedhur pikërisht sistemet në fjalë për t’iu shmangur sanksioneve të mundshme nga SHBA. Ai tha se Serbia po blen armë ekskluzivisht difensive dhe shtoi se vendi i tij nuk ka ndërmend të sulmojë askënd. "Serbia është një vend i lirë prandaj mund të blejë armë, jemi një vend i vogël i rrethuar nga vende të NATO-s, me të cilat dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira. Por ne nuk do të jemi një ‘Bambi’ që ato të mund të shqyejnë," tha Vuçiç për televizionin publik serb. Ai tha se nuk do të lejojë që Serbia të jetë një vend i dobët siç ishte në vitet 1990-të dhe shtoi se vendimet për blerjet e armëve ishin të menduara mirë sipas buxhetit të Serbisë. I pyetur nëse vendi do të blejë sistemin raketor rus S-400, ai u përgjigj se ishte një armë e mrekullueshme por për momentin Serbia nuk ka fonde të mjaftueshme.

Idea e Grenell për ngritje ekonomike, bazë për negociata

Presidenti Vuçiç ka folur dje gjithashtu rreth dialogut Prishtinë – Beograd, duke thënë se SHBA asnjëherë nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën, megjithatë ai thotë se mund të diskutohet hapur. “Ne e dimë çfarë kërkojmë”, ka thënë Vuçiç. Në lidhje me emërimin e Richard Grenell në postin e përfaqësuesit special presidencial për dialogun Kosovë – Serbi, Vuçiç ka thënë se Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka ide për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin. Sipas shefit të shtetit serb një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze the për marrëveshje. Vuçiç thotë se prandaj është e rëndësishme që të bisedojë me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon, shkruan RTS. Tutje presidenti serb ka thënë se bisedimet do të rinisin në momentin kur Prishtina të heqë taksën, ndërkohë teksa ka folur për mundësinë e ndaljes së fushatës agresive të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, Vuçiç ka thënë se ajo do të ndalet vetëm në rast se edhe Prishtina do të ndalë fushatën për të siguruar njohje të reja për pavarësinë. Në lidhje me SHBA, Vuçiç ka thënë se ata e konsiderojnë Kosovën të pavarur se kjo me ta nuk mudn të diskutohet. “Kosova është shtet i pavarur për SHBA dhe atyre nuk ju intereson asgjë tjetër përveç pranimit tha ai. Ky është qëndrimi i tyre, cilado administratë të jetë, këtë e presin. Këtë e pres edhe nga Mattheë Palmer ta thotë kur të vjen”, ka thënë Vuçiç.

Andi Lamko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:30

Një nga figurat kryesore të LDK-së, Vjosa Osmani, tha se do të bindë kryeministrin Edi Rama që të heqë dorë nga ideja e Shengenit ballkanik.

Postuar: 13/11/2019 - 22:31

xVjosa Osmani ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV&

Postuar: 13/11/2019 - 19:00

Manovrat e përbashkëta anti-ajrore mes Rusisë e Serbisë do të jenë një event i përvitshëm, tha

Postuar: 13/11/2019 - 15:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa reagoi sot pas komentete të kreut të Vet

Postuar: 13/11/2019 - 15:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arri

Postuar: 13/11/2019 - 14:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me Lidhjen Demokratike të

Postuar: 13/11/2019 - 14:42

Presim negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin