Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA: Serbia të ndalë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës

SHBA: Serbia të ndalë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës

Postuar: 12/10/2018 - 16:00

Ka kohë që Serbia ka nisur një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën ta anulojnë vendimin për njohjen e pavarësisë. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka thënë se qëllimi i tij është që numrin e njohjeve, nga 116 sa janë të regjistruara nga Kosova, ta çojë nën 96. 
 
Por Daçiç ka thënë në një emision televiziv në Serbi se amerikanët i kanë kërkuar që të ndalet kjo fushatë me arsyetimin se në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën.
 
“Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me kryeministren Ana Brnabiç”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
 
Daçiç ka thënë se qëllimi i tij është që Kosova e cila ka të regjistruara 116 shtete që e kanë njohur të mos njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së. Pra, Serbia synon që ky numër të ulet nën 96, nga 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 19:11

Prishtina ka marrë mbështetjen e një tjetër fqinji, Malit të Zi, në transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

Deputeti gjerman: Harrojeni korrigjimin e kufijve, ide e rrezikshme

Postuar: 23/10/2018 - 18:50

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, anëtar i CDU e kancelares Angela Merkel, ka pohuar
Greqi, Kotzias: Stabiliteti i Maqedonisë është në interesin tonë

Postuar: 23/10/2018 - 18:45

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Kotzias, ka thënë se është në interes të Greqi

Postuar: 23/10/2018 - 18:38

Nga sot, Mali i Zi është vendi i 29-të që kontribuon në misionin më të gjatë dhe më të suksessh
Shkupi reagon ndaj akuzave të Moskës për kalimin e marrëveshjes

Postuar: 23/10/2018 - 17:29

Ministria e jashtme e Maqedonisë ka reaguar sot ndaj akuzave të Moskës, e cila një ditë më parë
Turqia: Nuk tolerojmë ndryshime të kufirit detar me Greqinë

Postuar: 23/10/2018 - 15:47

Turqia ka paralajmëruar sot Greqinë se nuk do të tolerojë ndryshime në kufiri detar, pasi Athin
Maqedoni, Mickoski për përjashtimet: Larguam të keqen

Postuar: 23/10/2018 - 15:45

Pas mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së, kryetari i kësaj partie Hrist