BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Rajoni

SHBA thirrje BE: Të liberalizohen vizat me Kosovën, kanë kaluar 2 vite nga raporti i Komisionit Europian

SHBA thirrje BE: Të liberalizohen vizat me Kosovën, kanë kaluar 2

Shtetet e Bashkuara kanë tentuar ditën e djeshme të tërheqin vëmendjen e Bashkimit Europian mbi faktin që po tregohet i padrejtë me Kosovën. Komiteti për Punë të Jashtme i Shtëpisë së Bardhë, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heq vizat për qytetarët e Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Shtëpia e Bardhë ka sjellë në vëmendje faktin që janë bërë më shumë se dy vite që kur Komisioni Evropian konfirmoi që Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim. “Janë bërë më shumë se dy vite që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Këshilli i Evropës duhet ta mbajë premtimin, dhe t’ia heq vizat Kosovës menjëherë”, thuhet në postimi. Edhe Zv. Kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar BE për mos heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit që nuk e gëzon të drejtën për lëvizje të lirë në Evropë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar se janë mbushur dy vjet qëkur KE kishte konfirmuar se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta për liberalizim të vizave, por një gjë e tillë nuk është përmbushur ende. “U bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave. Para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim. Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë. Çka të thuhet veç se çka është tepër është”, ka shkruar Tahiri. Kërkesës së SHBA i është bashkuar edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, i cili ka kërkuar liberalizim e vizave. Ai shkroi në Tëitter se një gjë e tillë ishte premtuar nga BE, por vazhdon që të mos përmbushet. Ischinge thekson se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë KE kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim. “Ta bëjmë tani. Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – kredibiliteti i BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger.

Dialogu Kosovë- Serbi

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se nuk do të aderojë në takimin e radhës në Bruksel. Pas takimit me Kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha, Hoti bëri me dije se në takim do të marrë pjesë Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut. “Ky proces ka filluar pas më shumë 20 muajsh. Ditët e para e kemi qartësuar platformën tonë dhe kemi komunikuar me të gjithë. Është etabluar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Dialogu është vetëm politik. Të enjten është një takim në Bruksel ku do të jetë Koordinatori për Dialog të cilin do ta emëroj së shpejti për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka deklaruar. Hoti ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk është i karakterit teknik por atij politik. Për takimin e radhës është shprehur edhe presidenti Thaçi është shprehur kundër bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se bisedimet në një format të tillë janë zhvilluar për 9 vitet e kaluara. Ai ka thënë se procesi i negociatave duhet të përmbyllet me njohje të dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë, sa më shpejt që është e mundur, por jo në aspektin teknik. Për këtë, ai ka kërkuar unitet brenda Kosovës si dhe midis Uashingtonit dhe Brukselit. “Kënaqësi e veçantë të takoj mikun tim të vjetër. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe mundësit për bashkëpunim më të mirë vëllazëror. Diskutuam edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për neve është me rëndësi jetike që të kemi një konsensus sa më të gjerë sa më përfshirës. Kontributi i Shqipërisë për neve gjithmonë ka qenë i mirëseardhur”, deklaroi presidenti Thaçi.