BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Rajoni

Shënohet viktima e parë në vendin ballkanik, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Shënohet viktima e parë në vendin ballkanik, shpallet gjendja e

Një burrë është bërë viktima e parë e koronavirusit në Bosnjë e Hercegovinë. Lajmin e konfirmoi menaxheri i spitalit në qytetin veriperëndimor, Bihac, pranë kufirit me Kroacinë. Nuk janë dhënë hollësi të tjera për viktimën.

Autoritetet boshnjake kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, shkruan “Reuters”. Deri tani, në këtë shtet janë regjistruar 93 raste të infektimeve.

Në Ballkan, numrin më të vogël të rasteve me koronavirus e kanë Mali i Zi dhe Kosova, ku fatmirësisht ende nuk është shënuar asnjë viktimë.