
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Shifra alarmante/ Mbi 4500 raste të reja në ditë, pas Italisë një tjetër shtet fqinjë me vendin tonë vendos të mbyllet

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Mars 2021

Autoritetet serbe kanë marrë vendim për mbyllje të dyqaneve jo të domosdoshme, si dhe bareve dhe restoranteve këtë fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Kufizimet do të nisin së zbatuari nga ora 21:00 e së premtes deri më 15 mars, bazuar në njoftimet qeveritare. Të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës përveç atyre të ushqimit, barnatoret, qendrat mjekësore dhe stacionet e naftës.
Të gjithë ngjarjet publike do të pezullohen po ashtu. Nxënësit e shkollave fillore do të nisin mësimin online nga java e ardhshme, ka thënë zyrtari i lartë shëndetësor Zoran Gojkoviq. M
inistria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 4,500 raste të reja me koronavirus një ditë më parë, dhe 24 viktima të shkaktuara nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi. Në përgjithësi, autoritetet kanë regjistruar më shumë se 507,000 raste dhe mbi 4,600 viktima prej kur ka shpërthyer pandemia. Më shumë se 1.5 milion banorë të Serbisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kineze, ruse, të kompanisë amerikane Pfizer, apo atë të kompanisë AstraZenenca. Serbia, vend me 7 milionë banorë, është ndër vendet me më shumti persona të vaksinuar në Evropë.
Më të lexuarat


Greqia nxjerr detajet e rënda pas vrasjes së gazetarit: Ishte me porosi!

Ekzekutimi me 6 plumba i gazetarit sapo doli nga emisioni tronditi opinionin publik/ Mitsotakis thërret me urgjencë në zyrë ministrin. Kush janë dy dëshmitarët kyç që mund të hedhin dritë mbi vrasjen

13 vite nga votimi i Kushtetutës së Kosovës, Hoxhaj akuza Kurtit se erdhi në pushtet me metoda antikushtetuese

U ekzekutua me 17 plumba në prag të shtëpisë sapo ishte kthyer nga puna, zbulohen lëvizjet e fundit të autorëve para se të vrisnin gazetarin e njohur (DETAJET)

Ndërhyn edhe DEA! Arrestohet zyrtari i lartë i policisë, kapet me drogë në vlerë prej 800 mijë euro

Ekzekutohet me armë gazetari i njohur i kronikës së zezë, zbardhen detajet e para të ngjarjes që tronditi Greqinë, ja çfarë përdorën autorët për të mos u identifikuar

Ngjarje tronditëse/ Ekzekutohet me 6 plumba gazetari i njohur, sapo doli nga emisioni televiziv (DETAJE)

Amerikanët tjetër goditje serbëve, Blinken i dërgon letër Kurtit dhe kërkon njohje reciproke Beograd-Prishtinë

E trishtë! Shënohet viktima më e re në moshë nga Covid-19 në Maqedoni

Ndërkombëtarët shtojnë presionet ndaj Kurtit e Osmanit për dialogun me Serbinë, raporte të ftohta mes dy qeverive
