BREAKING NEWS

Blindohet Kombinati, Rama: Ushtria nuk do të lejojë makina në treg, tunel higjienik dhe largohen ambulantët

Blindohet Kombinati, Rama: Ushtria nuk do të lejojë makina në
x

Rajoni

Shkollat nisin ndërgjegjësin për koronavirusin, zhvillohen orë mësimi edukative për mbrojtje nga virusi

Me rekomandim të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në shumë shkolla në Maqedoni janë zhvilluar orët edukative për mbrojtje nga koronavirusi.

Sipas “Alsat”, mësuesit thanë se orët i janë kushtuar higjienës personale të nxënësve, por edhe të shkollës.

Shkollat nisin ndërgjegjësin për koronavirusin, zhvillohen

Nga Qendra e Shëndetit Publik bënë të ditur se nuk kanë mundësi të ligjërojnë në të gjitha shkollat, por se kanë nisur me shpërndarjen e materialeve këshilluese.

Nga ky institucion edhe një herë përsërisin se një nga masat më të rëndësishme për higjienë të mirë në shkolla është larja e duarve, posaçërisht para dhe pas përdorimit të tualetit në shkollë.