
Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

“Shkundet” politika në Beograd, SHBA-BE i prishin strategjinë Vuçiçit, plani “franko-gjerman” do të zbatohet edhe pse presidenti serb nuk nënshkroi në Ohër

Shkruar nga Marsela SHYTIA 23 Mars 2023

Obligimi ligjor pa nënshkrim është i mundur. Konventa e Vjenës, e cila përmendet, në mënyrë implicite e parashikon këtë, që edhe marrëveshjet e panënshkruara mund të detyrojnë të veprohet në përputhje me vlerat e tyre ligjore. Kjo ndodh kur sjellja e shtetit tregon se është në pajtim me atë marrëveshje, vlerëson për Danas Jelena Jeriniç, profesoreshë në Fakultetin Juridik të Universitetit Union.
Marrëveshje juridike apo politike?
E pyetur se çfarë ka ndodhur realisht në Ohër gjatë takimit mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës nga pikëpamja e të drejtave dhe detyrimeve, e intervistuara e Danas thotë se nuk ka dakordësi mes ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare nëse marrëveshja në Ohër ishte një marrëveshje juridike ose politike. Megjithatë, shton ajo, ka disa shenja që tregojnë se kjo është një marrëveshje politike. “Në analogji me Marrëveshjen e Brukselit, sepse Gjykata Kushtetuese e Serbisë tha se Marrëveshja e Brukselit nuk është akt juridik, por akt politik dhe se në këtë kuptim nuk ka fare vend për diskutim nëse është në përputhje me Kushtetutën”, thotë ajo. Një ditë më parë, siç thotë ajo, Vuçiç ka folur për këtë. Presidenti serb ka tentuar ta bindë opinionin se Aneksi i marrëveshjes me Kosovën nuk është obligativ, sepse nuk e ka nënshkruar.
Reagimi i BE-së
Por, me të njëjtën shpejtësi mbërritën edhe mohimet nga Bashkimi Evropian dhe Amerika, zyrtarët e të cilëve thonë se marrëveshja është shumë e vlefshme. Përgjigja për Vuçicin erdhi nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, por edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Borrell tha se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e arritur në takimin në Ohër, u bë ligjërisht e detyrueshme në momentin kur Bashkimi Evropian doli me njoftimin. “Marrëveshja nuk u nënshkrua për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime përfaqëson për të dyja palët një angazhim për t’u përkushtuar plotësisht ndaj detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje dhe zbatimi i saj”, tha Borrell pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.
Obligim ligjor pa nënshkrim
Sipas ekspertes, Vuçiçit nuk dëshiron të nënshkruajë asgjë, sepse elektorati i tij nuk është dakord.“Obligimi ligjor pa nënshkrim është e mundur. Konventa e Vjenës e parashikon këtë. Kur sjellja e shtetit tregon se është dakord me atë marrëveshje”, thotë Jeriniç. Kjo i referohet fushës së zbatimit të marrëveshjes. “Tani është një çështje që duhet të zgjidhet nga organi kompetent, Gjykata Kushtetuese. Kjo duhet parë në kontekstin se çfarë është Gjykata Kushtetuese dhe ç’lloj vendimesh merr ajo. Gjithashtu, në çfarë periudhe kohore. Për Marrëveshjen e Brukselit, Gjykata Kushtetuese e mori vendimin pas dy vitesh…”, kujton ajo. Po ashtu shton se Vuçiç ka përmendur se do të përgatiste një lloj akti të përgjithshëm për Kuvendin, i cili gjithashtu do të ishte ndryshim, duke qenë se deri më tani i ishte paraqitur Kuvendit në formë raporti.
Marrëveshja e Brukselit si shembull
Marrëveshja e Brukselit, për shembull, u paraqit në Kuvend si raport i Qeverisë së Serbisë. “Ndonëse marrëveshja e Brukselit është nënshkruar, ai nënshkrim nuk është vendimtar, por përmbajtja e atyre dispozitave po. Nëse e shikoni këtë marrëveshje të re edhe tani, në hyrje thotë se kjo është rruga për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Dhe kjo do të thotë se është një marrëveshje ndërkombëtare që shkon në Kuvend për ratifikim. Në rastin tonë, kjo do të çonte në pasojat e mëposhtme, ose se është antikushtetuese, që do të sillte përgjegjësinë e presidentit në aspektin e shkeljes së Kushtetutës, ose do të duhej të ndryshohej fillimisht Kushtetuta, që më pas të ishte në përputhje me Kushtetutën”, thotë Jereniç.
Rëndësia e firmës
Mesa duket, sipas saj, gjithë kjo histori është një strategji e re e Vuçiçit. “Nënshkrimi nuk është me të vërtetë gjëja kryesore. Por ajo që është e re, në retorikën e tij, është se ai thotë se është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme dhe se për këtë nuk do ta nënshkruajë. Pra, po mashtron sërish popullin”, përfundon ajo.
Më të lexuarat


Analistja amerikane zbulon frikën e presidentit Vuçiç: Egoja e tij nuk mund ta pranojë që...

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë, dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Nuk ndalen protestat në veri të Kosovës, kryesisht gra të pranishme, ja si paraqitet situata

Sot ditë “zjarri” për Beogradin, Aleksandër Vuçiç luan kartën e fundit për të shuar protestat kundër tij, do infiltrojë provokatorë për të shkaktuar trazira, ja plani mizor

Konflikti në Veri vë në lëvizje ndërkombëtarët, Lajçak-Escobar vizitojnë Kosovën e Serbinë javën e ardhshme, QUINT dhe BE hartojnë planin me 8 pika për të ulur tensionet

Tensionet në Kosovë/ Deputeti gjerman zbardh prapaskenat dhe del me thirrjen e fortë: Pala kosovare duhet të ulë prezencën në veri, ja çfarë e çoi situatën në dinamikë të rrezikshme

Tensionet me Serbinë/ Albin Kurti i gatshëm për zgjedhje të reja në veri, ja kushti që ka për Beogradin

Ramush Haradinaj kërkon shkarkimin e Albin Kurtit pas tensioneve në Veri, thirrje deputetëve për mocion mosbesimi

Prokuroria në Hagë kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin, ja detajet

Përplasjet në veri/ Shtëpia e Bardhë del me thirrjen e fortë për Kosovën dhe Serbinë
