Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkup/ Merkel nxit maqedonasit të përkrahin marrëveshjen e emrit me Greqinë

Postuar: 09/09/2018 - 08:03

Kryetarja e turbinës ekonomike të Bashkimit Evropian, kancelaria gjermane Angela Merkel, ka zbritur dje në Maqedonisë e vogël për të nxitur qytetarët të përkrahin marrëveshjen e emrit me Greqinë, si rruga kryesore për integrimin e vendit në strukturat e BE dhe të NATO-s. Maqedonia ka caktuar 30 shtatorin për referendumin e dyfishtë si për nisjen e aplikimit në BE dhe për marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Pas takimit me kryeministrin social-demokrat Zoran Zaev në Shkup, Merkel tha se këto dy çështje janë të lidhura shumë ngushtë. “Pa një zgjidhje të çështjes së emrit, dy gjërat e tjera nuk mund të ndodhin. Askush nuk ju kanoset qytetarëve të Maqedonisë me izolim. Ata mund dhe duhet që vetë të vendosin për të ardhmen e shtetit. E ardhmja mund të jetë anëtarësimi në NATO dhe të bëhet pjesë e BE, nëse keni sukses në referendumin e 30 shtatorit. Por, sigurisht, duhet të thuhet se ka parakushte të caktuara që duhet të plotësohen”, tha Angela Merkel në konferencën e përbashkët në Qeverinë e Maqedonisë.

Zaev: Vizita e kancelares, inkurajim i madh

Kryeministri Zaev tha se vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni në momente historike tregon se fuqitë e mëdha mbështesin marrëveshjen për emrin dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. “Mbështetja që po marrim nga Gjermania është e madhe dhe miqësore. Ky gjest i kancelares Merkel është shumë frymëzues për ne dhe na ndihmon të ndërtojmë shoqëri prosperuese dhe me vlera Evropiane. Kjo vizitë është mesazh i fuqishëm dhe zgjim për ne qytetarët në prag të referendumit që në të cilin, qytetarët e vendit tonë do ta zgjedhin ardhmërinë e tyre. Kjo vizitë është edhe një inkurajim që fuqitë e mëdha mbështesin zbatimin e marrëveshjes së Greqisë nga të dyja palët dhe vërtetim se marrëveshja garanton ardhmërinë maqedonase dhe vendin tonë në BE dhe NATO”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Me rëndësi integriteti territorial Kosovë-Serbi

Në konferencën e përbashkët për shtyp Angela Merkel u pyet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Kancelarja gjermane theksoi se Evropa ka nevoje për stabilitet në Ballkanin perëndimor  dhe me integritet territorial të plotë të shteteve. “Ne si Gjermani dhe si evropian kemi interes për stabilitet në rajon. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin”, u shpreh Angela Merkel. Më tej kancelaria i premtoi Maqedonisë 2,5 milion euro si ndihmë për zbatimin e reformave në Arsim si dhe do të dërgojnë Këshilltar për çështje Ekonomike i cili do të mund të koordinojë punën e Qeverisë dhe Odës Ekonomike, si ndihmë e vendit për të realizuar reformat e nevojshme. E pyetur për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, Merkel tha se integriteti i vendeve të rajonit është pikë shumë e rëndësishme që Ballkani te mbetet ashtu siç është. Merkel tha se nuk do të takohet me presidentin Ivanov, por do të ketë takim me kryetarin e opozitës, të cilit do i përcillte të njëjtat mesazhe që i drejtoi Kryeministrit Zaev. “Qytetarët më 30 shtator kanë mundësi, ashtu sikurse para 27 viteve, të votojnë se a dëshirojnë të jenë pjesë e familjes së BE dhe NATO, dhe kjo kërkon pranimin e marrëveshjes me Greqinë”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Andi Lamko

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 15:22

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka thënë se prioritet nacional i Serbisë është gjetja e zgjidhjes politike për Kosovën.

Postuar: 25/09/2018 - 08:54

Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian të martën dhe të mërkurën do të qëndrojë

Postuar: 25/09/2018 - 07:54

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë i administratës së SHBA, Charles Kupchan, ka inkur

Postuar: 25/09/2018 - 07:52

Qeveria Italiane ka miratuar dje atë që njihet si "Dekreti Salvini" me ndryshime radika

Postuar: 24/09/2018 - 23:32

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka theksuar se delegacioni kosovar nuk ka pranuar ende një dok

Postuar: 24/09/2018 - 20:51

Momentet e fundit të fluturimit MH370 janë rindërtuar në një dokumentar televizi që tregon avioni

Postuar: 24/09/2018 - 20:47

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se politika e tij për rikthimin e Kosovës në tavo