BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Rajoni

"Shpallet gjendja e krizës"/ Presidenti i Maqedonisë së Veriut mbledh Këshillin e Sigurisë

"Shpallet gjendja e krizës"/ Presidenti i Maqedonisë së

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, për të diskutuar mbi situatën e krijuar me Covid-19.

Në mbledhjen, ku ishte i pranishëm edhe kryeministrin Zoran Zaev është marrë vendim që t’i propozohet Qeverisë që të shpallë gjendje të krizës në gjithë territorin e shtetit.

“Sot mbajtëm seancën e 10 të Këshillit të Sigurisë, debatuam për gjendjen me Kovid-19. Situata është serioze, gjendja është shumë më e keqe se sa gjatë valës së pranverës. Në këtë drejtim pas një debati ku morën pjesë të gjithë,  Këshilli i Sigurisë vendosi që  t’i propozoj Qeveris që të shpallë gjendje të krizës, në afat prej 30 ditëve në territorin e gjithë shtetit”, tha Pendarovski.

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nesër të mund të shpallet gjendja e krizës në gjithë territorin e vendit.

“Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbajmë mbledhjen e Qeverisë dhe besojmë se do të shpallim gjendje të krizës”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.